Ligji për Teatrin në Kushtetuese/ Presidenca nuk tërhiqet: Pezullojeni! ReportTv zbardh argumentet e Metës

TIRANË - Presidenca nuk tërhiqet nga shfuqizimi i ligjit për teatrin dhe i kërkon gjykatës kushtetuese të shpallë sa më shpejt një vendimmarrje në lidhje me pezullimin e këtij ligji deri në formimin e trupës gjykuese për ta shqyrtuar në seancë publike pasi prishja e teatrit do të sillte pasoja të parikuperueshme.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht vërejtjet e presidencës depozituar një ditë më parë në kushtetuese ku ndër të tjera thuhet se:

Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, i miratuar nga Kuvendi në datë 05.07.2018 dhe në datë 20.09.2018:  nuk është në përputhje me parimet kushtetuese; bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; bie ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar;  bie ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit; në thelb, dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurrencën e lirë dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës; Më tej presidenca në vërejtjet e saj shton se ky ligj  “cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; bie në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore; cenon parimin e sigurisë juridike lidhur me ushtrimin e të drejtave pronësore mbi të drejtat private të pronësisë; nuk garanton mbrojtjen e pronës publike; Ndalur tek fatura ekonomike e këtij ligji presidenca thotë se paraqet mangësi dhe paqartësi të theksuara në aspektin e leverdisë ekonomike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për abuzim me pronën publike dhe cenimin e interesit publik".

Burime nga kushtetuesja për ReportTv bënë me dije se deri javën e parë të muajit shkurt do të dalin me një vendim për kërkesën e pezullimit të këtij ligji deri në formimin e trupës gjykuese. Aktualisht gjykata kushtetuese ka vendosur që kjo padi të shqyrtohet në seancë plenare cka do të thotë se duhet pritur plotësimi i gjykatës edhe me dy gjyqtarë të tjerë nga katër që ka aktualisht për të krijuar minimumin e 6 anëtarëve për seancë plenare.

E deri atëherë presidenca kërkon një seancë sa më të shpejtë për të vendosur pezullimin e këtij ligji deri në vendimmarrjen finale të gjykatës, pasi sipas argumenteve të presidencës “subjektet e interesuara palë në këtë proces, Bashkia Tiranë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë duke vijuar me procedurat në zbatim të këtij ligji antikushtetues, të cilat parashikojnë dhe sjellin si pasojë prishjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve