Saimir Tahiri nuk do të ketë dijeni se kush janë bashkëpunëtorët e SHKB-së ose siç njihen ndryshe, spiunët. Neni i cili kishte mbetur pezull dy ditë më parë kaloi dje në Komisionin e Sigurisë duke mos ia dhënë atributin Ministrit të Brendshëm që të ketë informacion mbi bashkëpunëtorët e SHLB-së.

Ky nen u la ashtu siç ishte duke mos bërë ndryshimet e propozuara nga deputeti Luan Rama dhe Pirro Lutaj, të cilët dy ditë më parë kërkuan që Ministri i Brendshëm të kishte dijeve për bashkëpunëtorët e SHKB-së me pretendimin se ai është titullari më i lartë i institucionit dhe duhet të ketë akses në këto informacione.