Vizita e Mitsotakis në Himarë, ish kreu i OMONIA-s, Karamelo: Absurde të thuash se nuk ka minoritet grek! Të bëhet censusi i popullsisë

Ish kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo tha se është absurditet të thuhet se në Himarë nuk ka minoritet grek ndërkohë që sipas tij në këtë zonë kishte persona që flisnin dhe ruanin gjuhën dhe traditën greke.

Teksa komentoi vizitën e Kyriakos Mitsotakis ditën e djeshme në Himarë, në një lidhje skype për studion e Report TV, Karamelo tha se të drejtat e minoriteteve përcaktohen në kushtetutën e Shqipërisë dhe se qytetarët nuk mund të ndalohen të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

“Nëse duam ta lidhim problemin e Himarës me çështje të nacionalizmit të sëmurë që i ka kaluar koha.. nuk është gjëja e duhur për t’ u bërë. Në themel duhet të kemi kushtetutën ku përcaktohen qartë të drejtat që kanë shtetasit që u përkasin pakicave mintoritare.

Më vjen keq që mbetemi peng i këtyre cështjeve. Nuk mund ta ndalosh një person të deklarojë përkatësinë e tij etnike. Të shkosh në Himarë të shikosh njerëz që flasin greqisht dhe ruajnë traditat greke dhe të thuash se aty nuk ka grekë, ky është absurditet”- tha Karamelo.

I pyetur lidhur me deklaratën e Berishës i cili më herët deklaroi se në Himarë nuk kishte minoritet grek, Karamelo tha se për këtë pjesë duhej të mbahej një census popullsie me standarte europiane ku secili prej qytetarëve të mund të deklaronte përkatësinë e tij etnike.

“Aq më tepër që tani Himara është destinacion i admirueshëm turistik. Unë gjykoj se mënyra sesi po përpiqen ta tratjojnë këtë problem, nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve dhe as anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Reagimi më i mirë për Berishën dhe për të tjerët, është që të premtohet një regjistrim të popullsisë sipas standarteve europiane. Sot nuk ka të dhëna të sakta dhe BE nuk njeh të dhënat e regjistrimit të censuseve në Shqipëri”-përfundoi ish kreu i Omonias.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/12/2022 02:34

    Ke te drejte o Karamelo,eshte vertet absurde te mohosh ekzistencen e minoritetit grek ne Himare,eshte po aq absurde sa deklaratat e Greqise per mosekzistencen e problemit cam!!!

    Përgjigju
  • Vabej: 23/12/2022 18:37

    Emigrante ka kudo re karomelo, por kjo s’do te thote qe do besh irredentizem, terrorizem dhe gjenocid kulturor ndaj popullit qe te pranon. Keni emigrante kudo tjeter neper bote, por nuk kerkoni minoritete dhe te drejta me te medha se vete populli vendali ne vende te tjera. Vetem ne Shqiperi e beni kete katrahure. Shko kerko te drejta minoriteti ne gjermani e gjetku. Duhet te merremi me te drejtat e minoritetit Shqiptar ne Greqi! Minoriteti yne ne Greqi diskriminohet dita dites!

    Përgjigju
  • Sandri: 23/12/2022 17:00

    O Karemelo po e di historin kushe e formoi greqin apo te japi nje kofsh pule dhe ja fut katundit po ku ka grek vetem ne turqi ka se andej erdhen e more tokat tona po vdiq everoxha se ne mese te imares do u kish vare po flisni

    Përgjigju
  • emro: 23/12/2022 16:02

    Akoma jeton kjo vemja Karathano?

    Përgjigju
  • Çamëria është gjallë: 23/12/2022 15:33

    Ki kujdes o Karamele sepse i ke nja 1.5 milion shqiptar në Greqi! Duhet të zgjohen nga gjumi, të reagojnë për padrejtësitë që i bëhen çdo ditë, të mos shiten për një pasaportë të qelbur greke! Të kërkojnë të drejtat që ai palaço shtet grek i mohon, të reagojnë për rracizmin endemik që ka akoma Greqia për shqiptarët.

    Përgjigju
  • Eri: 23/12/2022 14:34

    Greket nuk ja u rref per Himaren apo per njerezit aty. Qellimi i tyre eshte ti afrohen Kanalit te Otrantos dhe Italise. Prandaj japin kaq para per ti greqizuar.

    Përgjigju
  • koli: 23/12/2022 14:25

    Po Greqia cfare minoritetesh njeh o motermadh? Ate Hebre qe shumica erdhen nga Turqia me traktatin e Lozanit, ate Rom, ate Egjiptian, ate Turk qe ke gjithe Ksanthin, ate Pond 2,7 mln , ate Maqedon, ate Vlleh 700 000, apo ate Shqiptare Arvanit 4 mln. Ku ka komb Grek me gjithe keto kombe pjese perberese te Greqise sot me gjuhe te ndryshme. Po Himarjotet jane Shqiptare o trushplare jane rregjistruar te tille dhe ne Himare eshte hapur shkolla e pare Shqipe ne 1200-en.

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/12/2022 14:22

    Greqisht flasin gjysma e shqiptareve mor piso!!!,kjo i ben greke?? Keta pushta sa here qe u feshkellen Turku ne vesh fillojn e na çajne t... neve!!!

    Përgjigju
  • Turi: 23/12/2022 14:10

    Greket nuk njohin genocidin qe i bene krahines se camerise duke masakruar gra dhe femije te pafajshem gjoja ishin spiuna te nazisteve dhe ju kerkoni te drejta , asgje derisa te kthehet prona dhe te njihet genocidi por nuk kemi njerez me kellqe ne politike kemi sahanlepiresa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?