Mitsotakis në Himarë, Berisha: Kurrë minoritet grek, kanë derdhur gjak për shqiptarinë (Por PD nuk bëri primare në këtë bashki, iu la zonë e lirë PBDNJ-së)

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Kryeministri grek Mitsotakis në Himarë ditën e djeshme. Berisha tha se Himara kurrë nuk ka qenë greke. Sipas tij himariotët kanë dergjur gjak për identitetin e tyre shqiptar. 

“Së pari, kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Këtu duhet të jemi të çliruar nga çdo kompleks. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larim në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmës. Himara, e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve dhe Sulin, kanë pasur kodet dhe kanunet e tyre.  Kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë. Flasin edhe shqip, edhe greqisht”, ka thënë Berisha.

Por në fakt duhet thënë se në Himarë Sali Berisha nuk zhvilloi primare në Bashkinë e Himarës duke ia lënë atë zonë të lirë pikërisht partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së. I pyetur në lidhje me këtë,, Berisha u mungua ta justifikojë me ‘arsyetimin’ se sipas tij PBDNJ është parti kombëtare dhe jo greke.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u prit dje në Himarë dhe Derviçan nga minoriteti grek në Shqipëri, ku ka premtuar përmbushje të të drejtave të pakicës kombëtare në vendin tonë. Po ashtu shprehu mbështetje ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe garantoi se do të jetë zë i brendshëm për anëtarësimin në BE. Nuk munguan mesazhet e bashkëpunimit as nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se minoriteti është ura lidhëse në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 23/12/2022 16:40

    Po ti mo ish kryeministri me maskara e kriminel e prishe vendin e shtetin qe tallin menderen greket me ne e bejne ato qe bejne ti i vrave i preve shqiptaret prishe ushtri polici vetem per intresa te tuat e te tjerve pse e lejuat kishen mbas ministris te mbrojtjes dhe ate palo prift qe eshte spiuni numer 1 i greqis apo donte ilir meta .nuk ka grek ne himare jane laberia ata pak qe flisnin mesuan nga koha e italise se pare qe vinin per trekti ose asmeri dhe mesuan dhe shqipetaret se u martuan me familje qe dinin greqish po ju qe flisni e shkateruat historine qe i gjithe brezi i ri nuk dine asnje gje me shkollat qe prishet spitalet gjykata prekurori polici ushtri do vi dita te japesh llogari

    Përgjigju
  • Genci: 23/12/2022 14:18

    O genci po cpun ka katolicizmi ne himar.... o psikopat.... ku dihet boterisht se himara, Arberia, Epiri, ka qen nen ndikimin e Kostandinopojes dhe rjedhimisht te ritit Ortodoks. Ku dihet boterisht se per ti ndryshuar besimin e Krishter Ortodoks dhe arbereshve te Italis papati e vatikani i ka luftuar me shekuj me radhe deri ne vdekje Arbereshet. Deri sa nje pjes u kthyen katolik, nje pjes u quajten katolik por ritin e zakonet fetare i bejne si Ortodokset, jane dhe nje pjes qe mbajten fen Ortodokse dhe ritin Ortodoks me luft deri ne vdekje kundra vatikanit dhe ja trashguan deri sot pasardhsve te tyre Arbersh. PO JU DONI TE MBILLNI PERCARJE KRAHINIORE FETARE E POLITIKE DHE TE SUNDONI POPULLIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike

Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike