TIRANE - Ndërtuesi Hajredin Fratari fiton lirinë dy ditë pas arrestimit nga Policia e Tiranës, e cila njoftoi se biznesmeni i njohur u prangos në flagrancë pasi ishte duke ndërtuar pa leje një kompleks pallatesh në zonën e Selitës.
Ka qenë prokurori Adriatik Cama i cili ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Fratarit nga qelitë e komisariatit numër 1 në Tiranë, pasi sipas Camës gjatë arrestimit të biznesmenit nuk janë respektuar kushtet e procedurës penale për arrestimin në flagrancë.
Burime nga prokuroria e Tiranës shpjeguan për A1 Report se hetimet ndaj 72 vjecarit Fratari do të vazhdojnë në gjendje të lirë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, pasi kjo vepër është referuar nga policia.

Sot pritej dhe dalja e Hajredin Fratarit para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij por vendimi i prokurorit Cama ka bërë të panevojshme një seancë gjykimi pasi ai ka urdhëruar lirim të menjëhershëm.

(Në foto: Kompleksi pallateve pa leje në pronësi të Hajredin Fratarit)
Fratari u arrestua pasditen e 24 tetorit në zonën e Selitës, ku pak orë pas prangosjes së tij reaguan dhe deputetët e Partisë Demokratike duke e cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm, pasi sipas tyre është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama. Noka: Arrestimi i Fratarit, hakmarrje e Ramës, nuk i japin as ilaçet
Por këto pretendime të opozitës janë hedhur poshtë nga avokati i Fratarit, Arianit Roshi i cili në një bisedë telefonike për A1 Report shpjegoi se arrestimi i tij nuk ka prapavijë politike. Roshi sqaroi se arrestimi ka ardhur pas përfundimit të afatit të lejes së kompleksit në fjalë ndërsa shtoi se është bërë një kërkesë për zgjatjen e afatit. Avokati i Fratar mohon PD:Arrestimi jo politik, situata do sqarohet
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO