Do trafikonte 30-vjeçaren/ Arrest me burg për 'tutorin'! Vajza dëshmon në Gjykatë: Më ka shfrytëzuar për një javë

Do trafikonte 30-vjeçaren/ Arrest me burg për 'tutorin'! Vajza dëshmon në Gjykatë: Më ka shfrytëzuar për një javë

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Elton Çarçiu, i cili u arrestua tre ditë më parë. Policia e vuri në pranga Çarçiun, me akuzën se ka tentuar që të çojë për në Itali, shtetasen A. G., për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta gjatë seancës së sotme, Çarçiu është shprehur se ka njohje me shtetasen A. G., por i ka mohuar akuzat se e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Por ndryshe pretendon, vajza me iniciale A. G, e cila në dëshminë e zbardhur nga Report TV, thotë se Çarçiu e ka shfrytëzuar për prostitucion edhe më parë, ndërsa ka tentuar që ta çojë për në Itali jashtë dëshirës së saj dhe nën kërcënimin e tij.

Ajo në dëshminë e dhënë, është shprehur se Çarçiu e ka shfrytëzuar nga data 21 deri në 29 shtator. 40-vjeçari Elton Çarçiu, u vu në pranga 3 ditë në parë, gjatë një aksioni të zhvilluar nga policia në Rinas.

Gjithçka është zbuluar nga deklaratat e dyshimta që 30-vjeçarja ka dhënë për policinë kufitare, ku ka qenë kontradiktore në ato që ka thënë lidhur me qëllimet e saj për udhëtimin në Itali.

30-vjeçaren po e shoqëronte Elton Çarçiu, i cili sapo ka kuptuar se ishte zbuluar ka tentuar që të largohet me vrap, por që është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, uniformat blu kanë bërë me dije se janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë me inicialet A. Ç., R. Xh., dhe K. Q,.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja