Imerli Avmeti 46 vjeçari nga Maqedonia i arrestuar një ditë më parë në Tiranë si person i dyshuar për vepra terroriste dhe rekrutim luftëtarësh për xhihad, ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.
Avmeti ka dalë sot para gjykatës së krimeve të rënda ku është njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ku gjykata ka vendosur "Arrest me burg", ashtu siç edhe Prokuroria kishte kërkuar. Po ashtu, ai është njohur edhe me kërkesën për ekstradim të autoriteteve maqedonase.
Ndaj 46-vjeçarit nga Gostivari rendon akuza e pjesëmarrjes në ushtri, polici dhe formacione paramilitare të huaja.
Report Tv ka siguruar foton e Avmetit i cili është personi që shihni i datëlindjes 20 shkurt 1970 me kombësi Maqedonase i lindur në Gostivar.

(Imerli Avmeti, shqiptari i arrestuar si pjesëtar i ISIS)
Por si arriti policia shqiptare në gjurmët e Avmetit?
Më 13 Gusht 2016 Interpol maqedonas ka shpall urdhrin ndërkombëtar të arrestit ndaj Imerli Avmetit dhe 24 orë më pas më 14 shkurt ai u prangos në Tiranë.
Avmeti rezulton të jetë mbajtur në vëzhgim prej më shumë se 2 javësh në Tiranë ku dyshohet se fshihej pas dijenisë që ai kish marrë se po hetohej nga autoritetet maqedonase.
Avmeti nuk është një emër i panjohur për shërbimet inteligjente shqiptare, pasi prej më shumë se 2 vitesh të gjitha lëvizjet e tij në territorin shqiptar janë mbajtur nën vëzhgim.
Sipas të dhënave të siguruar nga Report Tv rezulton se për herë të fundit ligjërisht ai ka shkelur në territorin shqiptar më 3 gusht 2014 ku ka qëndruar për 4 orë për të dalë me autoveturë nga pika kufitare e Bllatës në ora 19:10 minuta.
Ndërkohë rezulton se Avmeti ka dhe 4 kalime të tjera të kufirit tokësorë Maqedoni-Shqipëri ndërmjet pikave kufitare të Qafë Thanës, Morinës e Muriqanit.
Avmeti dyshohet se ishte pikë kontakti e rëndësishme ndërmjet celulave të rekrutimit të luftëtarëve të xhihadit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova drejt Sirisë dhe pritet që zyrtarisht kjo akuzë ti komunikohet të martën para gjykatës shqiptare.
Hyrje daljet në Shqipëri të Imerli Avmetit
2016- Hyrë ilegalisht në Shqipëri, arrestuar
Hyrë nga Bllata në Shqipëri më 3/8/2014, dalë nga Pika Kufitare Bllata më 3/8/2014
Hyrë nga Qaf Thana më 26/6/2014, dalë nga Qafë Thana më 26/6/2014
Hyrë nga Morina më 06/2/2013, dalë nga Morina më 06/2/2013
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO