I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku

I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku

Safet Bajri

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin, të fortin e Shkodrës, që u arrestua më 21 shkurt për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Ai akuzohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij Behar Bajri, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Burime bëjnë me dije se Bajri ka mohuar në senacë akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se s’ka asnjë lidhje me vrasjen. Sa i takon bisedave që SPAK në duar, Bajri thotë se nuk janë të vërteta, pasi sipas tij atë ditë ka qenë në diskotekë dhe në një restorant peshku.

"S'e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë", ka thënë ai.

Sipas dosjes së SPAK, Bajri me të dashurën e tij Eria Ago, vetëm një ditë para ngjarjes, më 19 gusht, mendohet të ketë qenë duke festuar me Safet Bajrin në tallava në Tiranë. SPAK – thonë burimet – ka në dorë disa biseda të Bajrit me të dashurën e tij Eria Ago dhe ditën e vrasjes, pas festës herët në mëngjes, kanë udhëtuar nga Tirana në Shkodër. Një prej mjeteve e drejtonte Ago, ndërsa në amkinë kishte edhe Astmet Bilalin, i cili dyshohet si qitësi.

Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, dyshohet se kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur me të cilin janë afruar tek një lokal në lagjen Kiras kur në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen Fatbardh Lici, xhaxhai i rivalit të tyre Ibrahim Lici. Afruan makinën dhe e qëlluan 53-vjecari teksa ndodhej i ulur jashtë lokalit. Pas krimit, dogjën makinën në Dobraç.

SPAK akuzon treshen e grupit Bajri se në bashkëpunim kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

Gjithashtu më 13 Mars u bë e ditur se për këtë ngjarje në pranga kishtë rënë edhe e dashura e Bajrit, Eria Ago. Report TV mësoi se Ago ishte arrestuar më datë 26 shkurt me urdhër ndalimi nga SPAK, me masë sigurie "arrest në burg", në akuzën "Përkrahja e autorit të krimit" në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Tuchel vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste

Tuchel vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste