Lija e majmunëve/ Ulqinaku për Report Tv: Shqipëria ka përvojën e COVID! S’ka vend për panik, përhapet te kontaktet e ngushta

TIRANË- Shqipëria ka përvojën dhe protokollet COVID-19 për të përballuar edhe një virus të ri, siç është “Lija e Majmunëve”, që kohët e fundit po përhapet në Europë dhe kontinente të tjera.

 “Ne po e ndjekim nga kanalet tona të komunikimit me OBSH. Ne po bëjmë gati protokollet për të sensibilizuar mjekët e familjes. Deri më tani nuk kemi ndonjë rast të dyshuar, ose të ngjashëm, por nuk e shohim të çuditeshe që edhe të vijë. Ne po bëjmë punën për të qenë të përgatitur në çdo variant. Kemi një provojë shumë të mirë të kaluar edhe nga COVID. Në radhë të parë është deduktimi i hershëm , trajtimi, izolimi, karantinimi, ndjekja e kontakteve të afërm. Janë gjëra që janë në protokoll dhe të gjithë epidemiologët janë të trajnuar tashmë, për sëmundje të ngjashme”, tha mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku.

Për mjekun epidemiolog, Dritan Ulqinaku, ky infeksion nuk lë vend për t'u shqetësuar, pasi transmetohet vetëm te kontaktet e ngushta.

 “Është i ngjashëm me linë. Karakteristikë ka fryrjen e gjëndrave limfatike, temperaturë, ka ethe, dobësi, dhimbje koke. Nuk është sëmundje që duhet shqetësuar shumë sepse kufizohet vetëm në kontaktet e ngushta. Personat që shfaqin shenja të dhe që kanë kontakt të ngushtë me persona të tjerë, në këtë mënyrë bëhet  transmetimi. Me lezione, kontakt të ngushtë, spërkla. Në literaturë ka një vdekshmëri tek 3% e rasteve të infektuara. Në Evropë nuk kemi raste të vdekjeve. Mund të jetë dhe fillimi i fundit, dhe mund të zhduket ose të kthehet në vendin e origjinës siç është Afrika. Nuk mund të ketë përhapje, pasi njihet prej 50 vitesh dhe nuk ka pasur përhapje masive më para. Janë kushte specifike.  Ishte një manifestim i një grupi të caktuar  individësh që bëri që këto raste të përhapen në këto grupe", tha ai.

Vendi i origjinës është Afrika, ku kjo sëmundje e kthyer tashmë në endemi,  ekziston prej 50 vitesh. Por, kjo është hera e parë që përhapet edhe në kontinente të tjera.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip: 23/05/2022 21:35

    Ah ky "grupi i caktuar i individeve"! Sa bukur e shpalosen flamurin e ylberte pardje! Le t'u japim ca te drejta me shume, se deri tani vetem te mira na kane sjelle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë