Lija e majmunit, mijëra të huaj shkojnë në Kanada për të marrë vaksinën

Lija e majmunit, mijëra të huaj shkojnë në Kanada për të marrë vaksinën

Vaksina kundër lisë së majmunëve

Qytetarë të shumtë nga SHBA-ja por edhe vende të tjera të botës po shkojnë në Kanada për tu vaksinuar kundër lisë së majmunit. Kjo, pasi në SHBA dhe Europë thuhet se nuk ka furnizim të mjaftueshëm me vaksinën kundër kësaj sëmundjeje.

Qyteti i dytë më i madh i Kanadasë, Montreal, i vendosur rreth 70 kilometra në veri të kufirit me SHBA-në në provincën e Quebec, ka vendosur të vërë vaksinën në dispozicion për të gjithë ata që e konsiderojnë veten të rrezikuar.

Robb Stilson, një drejtor arti nga Denveri, Kolorado, përfitoi nga kjo mundësi gjatë një vizite në Montreal javën e kaluar.

"Është shumë e vështirë në Shtetet e Bashkuara për t'u vaksinuar," tha Stilson ndërsa u vu në radhë për të marrë vaksinën në një qendër vaksinimi pop-up së bashku me familjen e tij.

"Kam miq që kanë pritur 8 ose 9 orë për të hyrë”, shtoi më tej.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në mes të majit, sapo u zbuluan rastet e para të lisë së majmunëve, Montreali ka vaksinuar 18,500 njerëz, 13 për qind prej tyre të huaj. Qëllimi është të administrohen 25,000 doza dhe të vaksinohen rreth 75-80 për qind e popullsisë që konsiderohet të jetë në rrezik, veçanërisht meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, ose me shumë partnerë.

Në provincën perëndimore të British Columbia, autoritetet shëndetësore vendosën javën e kaluar se nuk do ta ofrojnë më vaksinën për të huajt duke përmendur furnizimet e kufizuara dhe faktin se ajo ka filluar tashme të jetë më e disponueshme në Shtetet e Bashkuara. Nisur nga mungesa e dozave, autoritetet shëndetësore amerikane autorizuan të martën një politike të re injeksioni që do të bëjë të mundur vaksinimin e pesëfishit të numrit të njerëzve me të njëjtën sasi vaksinash.

Që nga 11 gushti, Kanadaja ka regjistruar 1,059 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve, por autoritetet kanë vënë re që përhapja ka filluar në ngadalësohet.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë