Lika i sigurt për fitoren e Partizanit
Tirana udhëton pa 'kokë' në Lushnje

Partizani ndodhet këtë javë përballë një kundërshtari të vështirë në Superligë si Laçi, që edicionet e fundit ka qenë gjithmonë në mesin e ekipeve më të mira të kampionatit. Kurbinasit mbajnë vendin e katërt në klasifikim me një pikë më pak se Partizani. Renditja tregon edhe rëndësinë e një sfide të tillë që vendos edhe për pozicionin.

Për teknikun e Partizanit, Hasan Lika ky nuk është një 90 minutësh jetik në garën për vendin e tretë, pasi ka edhe shumë ndeshje përpara për të përcaktuar një gjë të tillë. “Fitorja ndaj Laçit detyrim për Partizanin. Kundërshtari i radhës meriton respektin maksimal, por ne do të kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë e fitoreve në shtëpi.

Në 6 ndeshjet e mbetura të vitit 2013, përfshirë edhe dy ballafaqimet e Kupës me Vllazninë do të kërkojmë të marrim maksimumin, pasi këto përballje rezultojnë deçizive për arritjen e objektivave të përcaktuara në fillim të sezonit. Shpresoj që në këtë ndeshje të kemi edhe mbështetjen maksimale të tifozëve, të cilat janë një armë plus mjaft e rëndësishme për ecurinë dhe arritjen e objektivave” shprehet ai.

Në vazhdim të intervistës para medieve, Lika është shprehur edhe përsa i përket repartit të sulmit, i cili akoma nuk është në nivelin e pritshmërive. Megjithatë tekniku ka besim se shumë shpejt ekipi do të dalë në lojën e tij për të dhuruar përvec rezultatit edhe një lojë bindëse në fushë. Përsa i përket formulës së kampionatit, ku këtë edicion bien katër ekipe, Lika theksoi se Partizani nuk bën pjesë në grupin e skuadrave në luftë për mbijetesë.

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit do të luhet të dielën në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 14:00. Ndërkohë që sot do të zbresin në fushë 6 ekipe për javën e 13-të të Superligës. Tirana në mes të krizës që është përfshirë do të udhëtojë në drejtim të Lushnjes, ku shpresat janë shumë të pakta për një rezultat pozitiv.

Ekipi ndodhet në gjendje ‘kome’ pasi Gallo ka dhënë dorëheqjen duke e lënë në pikë të hallit. Ndërsa Teuta pret ekipin e Besës në shtëpi, teksa Kastrioti pas rezultateve negative javët e fundit kërkon të ringrihet përballë ekipit të Bylisit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq