Pas shumë vitesh duket se problemet në ekipin e Partizanit kanë marrë fund me ardhjen e presidentit Lulzim Sallaku, i cili ka ndryshuar klimën te demat e kuq. Sallaku ka vendosur që me cdo kusht të ringrejë Partizanin në kategorinë superiore, por jo vetëm, pasi ka menduar edhe për një ecuri pozitive më tej. Shembulli i qartë për këtë është merkato e dimrit, ku janë afruar disa futbollistë cilësorë. Ndërsa drejtori teknik Hasan Lika shprehet se tashmë presim vetëm Shpëtim Duron në krye të bankinës.
Z. Lika pas disa vitesh jeni rikthyer sërish në ekipin e Partizanit, si ndiheni?
Partizani është shtëpia ime dhe këtu ndihem gjithmonë shumë mirë. Presidenti Sallaku më besoi postin e drejtorit teknik dhe unë e pranova menjëherë. Shpresoj që të jam maksimumin tim për të ngritur legjendën e futbollit shqiptar aty ku e meriton.
Cili është projekti që ju ka propozuar presidenti Sallaku?
Me presidentin kam biseduar gjatë dhe disa herë për objektivat dhe kam besim që gjithcka do të shkojë sipas projektit. Synimi jonë është që të ndërtojmë një ekip kompetitiv me futbollistë vendas, të huaj, por pa harruar akademinë, në të cilën po investohet fuqishëm.
Kush janë futbollistët që kanë firmosur aktualisht?
Merkato ka qenë pozitive deri më tani pasi kemi firmosur me Sokol Ishkën, Bledar Devollin dhe Fatjon Tafajin, të cilët janë tre futbollistë kryesorë dhe me shumë eksperiencë. Mund të themë që marrëveshja ka përfunduar edhe me sulmuesin Enio Petro, Elis Frashërin, Endri Tafajn dhe me Emiliano Celën. Jemi në trantativa edhe me disa emra të tjerë.
Merkato e Partizanit mbyllet këtu, apo do të ketë afrime të tjera?
Jo, lista e afrimeve nuk do të mbetet me kaq, pasi jemi në negociata edhe me një portier. Aktualisht po shqyrtojmë disa mundësi, por nuk kemi vendosur përfundimisht. Edvin Bakaj, Alfred Osmani ose dikush tjetër shumë shpejt do të firmosë kontratën.
Përpos shumë afrimeve, Partizani nuk ka një trajner, kujt do ti besohet bankina?
Dëshira e drejtuesve të ekipit është Shpëtim Duro, por për momentin është e vështirë të realizohet kjo ide. Megjithatë jemi duke ndjekur zhvillimet nga Shkodra. Nëse nuk do të arrin akordin me drejtuesit e rinj, atëherë e ka derën e hapur te Partizani.
Cfarë pozicioni synoni në fund të edicionit?
Ne jemi të kënaqur vetëm me vendin e parë, do të japim maksimumin për të arritur objektivin. Kemi një plan afatgjatë që shkon përtej kategorisë parë. Edicioni i ardhshëm kam besim të plotë se do të jetë i Partizanit, po kthehemi më të fortë se kurrë.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com