Lila shënon dhe ‘çmend’ grekët
me shqiponjën: Do ta bëj prapë

Lila shënon dhe ‘çmend’ grekët<br />me shqiponjën: Do ta bëj prapë
Mbrojtësi shqiptar Andi Lila rikthehet me gol në kampionatin grek të futbollit.
 
Rikthimi këtë edicion te Pas Janina është shoqëruar me një gol në humbjen e thellë që ekipi i tij pësoi nga Olimpiakos me rezultatin e thellë 5-1.
 
Futbollisti shqiptar në minutën e 86 të takimit pasi mori një pasim të saktë nga Manias goditi bukur në hyrje të zonës duke e dërguar topin në trekëndesh.
 
Por më shumë sesa goli, jehonë në mediat greke ka bërë festa e Lilës me shqiponjë duke sjellë edhe reagime të shumta, pasi e lidhin me "Shqipërinë e Madhe".
 
Pas ndeshjes lojtari deklaroi se “Unë gjithmonë kur kam shënuar e kam bërë shqiponjën. Është dashuria ime për vendim tim dhe sa herë që do të shënojë, do ta bëjë gjithmonë shqiponjën.
 %u200BLila
Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë e madhe, por shqiponjën e flamurit të vendit tim.
 
Grekët mund të bëjnë të vetën nuk ka se çka të më pengojë ajo mua. Por, unë bëra shqiponjën sepse është simboli i flamurit tim. Do ta bëjë sa herë që të shënojë gol”, ka thënë Andi Lila.

Në konferencën për shtyp, trajneri Giannis Petrakis theksoi se në ditët në vazhdim klubi do të mblidhet ta diskutojë ngjarjen.
 
Përpos të gjithave, goli është një sinjal mjaft pozitiv për Gianni De Biasin, i cili do të ketë një lojtar më shumë në formë për sfidat e tetorit me Serbinë dhe Armeninë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015