LIMA, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ - Temperaturat e regjistruara nga muaji janar dhe tetor në kontinentet dhe oqeanet mund ta bëjnë vitin 2014 më të ngrohtin që prej vitit 1880, një tendencë që kontribuon në përmbytjet e rënda në shumë vende, sipas Organizatës Meteorologjike Botërore (OMB).
"Nëse muaji nëntor dhe dhjetor ruajnë të njëjtën tendencë, atëherë viti 2014 do të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, para vitit 2010, 2005 dhe 1998", theksoi OMB-ja, organizëm i Kombeve të Bashkuara, në një vlerësim të paraprak për vitin 2014 publikuar sot në Gjenevë dhe në Lima, ku negociatat ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike rifilluan të hënën dhe do të zgjasin për dy javë./
/ec/ a.jor.











