Limaj: Akuzat ndaj meje 
prapaskena politike

Limaj: Akuzat ndaj meje <br />prapaskena politike
KOSOVE- Prapaskena politike i ka konsideruar Fatmir Limaj, proceset gjyqësorë ndaj tij. Në një intervistë për RTK, Limaj ka deklaruar se ndaj tij është bërë një ‘luftë shtrigash’në interes të dikujt për të realizuar axhendën e tij të politikës ditore. Limaj ka theksuar se në këtë intervistë nuk do të përmend emra, duke e lënë të kuptohet se do ta bëjë këtë në një moment të caktuar, kur dhe do të flasë për veprimet spektakolare që në emër të drejtësisë janë bërë ndaj tij.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish-komandat i UÇK-së, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë.

Duke folur për punën e Qeverisë, ai ka theksuar se kabineti aktual qeveritar është i stërngarkuar, gjë që nuk shkon aspak me realitetin e Kosovës. “Është jashtëzakonisht e tepërt të kemi pesë zëvendës kryeministra. Pastaj kemi ministra ‘kullera’ që më shumë rrinë jashtë se sa në Kosovës, madje pothuajse çdo vikend argëtohen në Maqedoni, Shqipëri, apo vende të tjera të rajonit. Fëmijëve tanë u ka hije të jenë edhe ‘kullera’, por për gjeneratën tonë është e tepërt. Dhe natyrisht kemi edhe ministra të cilët janë jashtëzakonisht të përkushtuar në punë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri, Hashim Thaçi ka zgjedhur një koalicion të brishtë që e ka të vështirë të ecë me hapa të shpejtë. “Kur u vendos reciprociteti me Serbinë, Mimoza shtyhej me Hajredinin për të marrë përgjegjësinë, por këtu nuk kishte vend për shtyrje, sepse ishte vendim i Qeverisë. Kur u pranua fusnota, partnerët tanë në koalicion humbën për dy javë, ia lanë fusnotën PDK-së. Prandaj e them se me këtë lloj koalicioni, Thaçi është i pafuqishëm”, theksoi Limaj.

Duke folur për veriun dhe bisedimet me Serbinë, Limaj ka thënë se veriu është çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut me serbët lokal dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se duhet harruar logjika se çështja e veriut mund të kryhet me zgjidhje ushtarake. Limaj ka folur edhe për Partinë Demokratike, duke thënë se do të qëndrojë në parti për të kontribuuar në demokratizimin e saj. (
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi