Limaj: Arsimi profesional zgjidhja
optimale për tregun e punës!

Limaj: Arsimi profesional zgjidhja<br />optimale për tregun e punës!
TIRANE- Edukimi dhe orientimi për karrierën është një proces për të cilin çdo individ, jo vetëm nxënës i shkollës 9 vjeçare apo të mesme, por edhe çdo i ri që kërkon të kualifikohet ose rikualifikohet e ka të domosdoshme për të gjetur zgjidhjen optimale të drejtimi që do të marrë gjatë jetës së tij. Për këtë arsye, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Sonila Limaj e vë theksin tek arsimi dhe formimi profesional në Shqipëri i cili ka marr rolin dhe vëmendjen e duhur jo vetëm nga partnerët e përfshirë në të, por edhe nga ofruesit dhe përfituesit e AFP-së.
 
Shkollat profesionale tashmë po marrin një tjetër vlerësim, sidomos me rritje e tregut të punës. Cili është roli që ka Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve?
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) ka si mision të saj kryesor krijimin e një sistemi unik të kualifikimeve profesionale, i cili të ketë njohje kombëtare e ndërkombëtare. Për të realizuar këtë mision, AKAFPK punon për njohjen dhe zbatimin e sistemeve europiane të referencës, posaçerisht të Kornizës Europiane te Kualifikimeve. Agjencia, studion, përshtat dhe zhvillon nivelet, standardet e kualifikimeve profesionale, programet që duhet të ofrojnë shkollat profesionale në përputhje me këto kualifikime të kërkuara nga tregu i punës, por edhe programe afatshkurtra të përqëndruara në arsimin e të rriturve për trajnim dhe punësim të drejtpërdrejtë. Ndërkaq, agjencia zhvillon instrumentë të vlerësimit të arritjeve të nxënësve në lidhje me kualifikimet e ofruara si dhe mbështet të gjitha institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
 
Jeni ju një faktor kyç mes bizneseve dhe studentëve që tashmë kanë një kualifikim të caktuar ?
Sigurisht që, AKAPFK i harton të gjitha standardet dhe dokumentet kombëtare në bashkëpunim të ngushtë me specialistë, teknikë dhe përfaqësues të bizneseve dhe specialistë të fushës së arsimit profesional.
 
Tregu i punës ka nevojë për më shumë njerëz që dinë të bëjnë diçka me zanatet e tyre, është zgjidhja e duhur arsimi profesional?
Arsimi profesional është një zgjidhje optimale për të hyrë në tregun e punës nëpërmjet kompetencave profesionale të përvetësuara.
 
Mendoni se ka ardhur koha që edhe prindërit të reflektojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, ku prioritet duhet t’i japin edhe zanateve?
Prindërit, mendoj, duhet të kenë informacion të mjaftueshëm për t’i orientuar fëmijët e tyre drejt asaj që ata kanë prirje të bëjnë më mirë e të shpalosin më mirë aftësitë e tyre. Çdo prind që e ndjen që fëmija i tij/e saj ka prirje në një drejtim, në një profesion të caktuar, do të bënte mirë të shihte se cilat janë alternativat e shkollimit. Arsimi profesional është një mundësi shumë e mirë që nxënësit të përvetësojnë natyrshëm shprehitë profesionale, por edhe shprehi që janë të rëndësishme për jetën e tyre si: qëndrimi ndaj punës, puna në ekip, etj.
 
A synojnë shkollat profesionale orientimin drejt tregut të punë sot në Shqipëri?
Shkollat profesionale janë përfshirë në një proces të rikonceptimit të rolit të tyre në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Ky proces është i gjatë dhe ndryshon nga njëra shkollë në tjetrën.
 
Cili është mesazhi juaj për të gjithë prindërit dhe të rinjte?
Për prindërit dhe të rinjtë do të thoja të zgjedhin atë formë arsimimi, e cila përcjell jo vetëm dije, por kompetenca, të cilat janë dije, aftësi dhe qëndrime dhe që tek e fundit iu japin mundësinë të rinjve të shpalosin atë çka ata dinë të bëjnë më mirë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Manja-Alibeajt: Kur ishte ministër Drejtësie lirove me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale! Dil e thuaj emrat, kush janë zyrtarët e lartë që përfituan?

Manja-Alibeajt: Kur ishte ministër Drejtësie lirove me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale! Dil e thuaj emrat, kush janë zyrtarët e lartë që përfituan?