Limaj kërkon siguri dhe të drejta për punëtorët

Limaj kërkon siguri dhe të drejta për punëtorët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, me anë të një postim i në Facebook u ka uruar të gjithë punëtorëve Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Limaj tha se është obligim i institucioneve që t’u krijohen kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. 

Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës!
Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve. E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren