Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka komentuar vizitëne tij ditë më parë në veri të vendit, ndërsa theksoi se asgjëje nuk i trembet, përfshi këtu Aleksandar Vuçiç e Ivica Daçiç.

Mes të tjerash, Limaj, i cili në luftë mbante nofkën “Komandant Çeliku”, pohoi se nuk ka kurrfarë ndjenje inferioriteti në raport me Serbinë.

“Në luftë i kam mundur dhe nuk kam kurrfarë kompleksi ndaj tyre”, ka thënë Limaj për mediat kosovare.

Në një tubimin zgjedhor me qytetarët e Prishtinës ai ka shtuar: “Pavarësisht zhgënjimeve që mund t’i keni, mos e shani shtetin”!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com