Limaj në qeli, Vajza Leonita: Gëzuar
ditëlindjen babi, ti je superheroi im!

Limaj në qeli, Vajza Leonita: Gëzuar <br />ditëlindjen babi, ti je superheroi im!
KOSOVE - Vajza e deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj në një urim shumë të veçantë dhe prekës i ka uruar babait të saj ditëlindjen e 41-të. Përmes faqes së saj në rrjetin social Facebook, Leonita Limaj shpreh dashurinë, adhurimin por edhe bollshëkun që ka lënë mungesa e të atit të saj.

URIMI I PLOTE I LEONITES
“Tungjatjeta baba, të dua, ju jeni superheroi im, ta them të vërtetën. Ju jeni gjëja më e mirë që ndonjëherë më ka ndodhur! Zgjohem çdo mëngjes me shpresë që unë do të të bëjë të krenohesh një ditë, rrezja ime, gëzuar ditëlindjen! Ju falënderoj për të gjitha memoriet që i keni ndarë me mua, faleminderit për kujdesin tuaj, faleminderit që më keni bërë të jem e buzëqeshur çdo ditë, të jem e lumtur.

Faleminderit që keni qenë babai më i mirë në gjithë botën! Çdo herë që zgjohem në mëngjes gjëja e vetme që më vjen në kokën time është një njeri i dashur që unë e thërras baba. Shpresoj se dëshirat tua do të bëhen realitet dhe të kthehesh në shtëpi së shpejti. Dëshiroj që ditëlindje e ardhshme ta festojmë së bashku. Ne nuk jemi së bashku në këtë ditë të veçantë, por zemrat tona janë bashkë, sot dhe gjithmonë do të jenë!

Vërtet nuk mund t’i rrëfej ndjenjat e mia në letër, ndjenjat e mia për Ju, dashuria ime për Ju është e pafund, edhe pse nganjëherë harroj të të puth, ose harroj të të them, kujtoje përherë se e keni një vend të madh në zemrën time! Gëzuar ditëlindja heroi im, rrezja ime. Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë në gjithë botën! Më mungon në këtë ditë të veçantë, por çdo gjë do të jetë në rregull! Të dua pafundësisht, të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë”!

Limaj ndodhet në paraburgim, si i përfshirë në rasti “Kleçka”. Për këtë rast, në mars të 2012 deputeti Fatmir Limaj dhe 3 ish-luftëtarë të UÇK-së janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve