PRISHTINË - Gjykata e Apelit në Prishtinë për herë të dytë e rikthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak, bën të ditur për "Koha.net" avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

Arresti shtëpiak ishte ndërprerë më 3 korrik nga gjyqtari Malcolm Simon, por prokurori Maurizio Salustro prapë ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila para pak çastesh miratoi kërkesën e prokurorit të EULEX-it për të rikthyer masën e arrestit shtëpiak ndaj Limajt dhe të tjerëve.   

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)