Limaj, të premten merret në pyetje

Limaj, të premten merret në pyetje
Deputeti Fatmir Limaj do të merret në pyetje të premten nga një prokuror i EULEX-it lidhur me dyshimin për korrupsion. Atij ende nuk i kanë mbaruar hetimet për krime luftë të njohura si rasti Kleçka, por këtë herë Limaj pritet të intervistohet për herë të fundit para se prokurori të marrë ndonjë vendim për ngritje të aktakuzës apo pushim të hetimeve. Të hënën, ndërkohë, përfundon afati ligjor për zhvillim të hetimeve të mëtutjeshme, shkruan Koha Ditore.

Koha më tej shkruan se  Limaj është ftuar për një intervistë që është edhe e fundit në kampin ‘Alfa Bravo’ në Fushë-Kosovë. Në këtë intervistë që është e treta e zhvilluar me të dhe e fundit pritet të sqarohen disa detaje rreth dyshimeve për krime ekonomike që rëndojnë mbi të.

Në terren, ndërkaq, hetues të EULEX-it po kërkojnë prova kudo kundër ish-ministrit të Transportit. Ata kanë prerë asfaltin në shumë rrugë të shtruar në kohën sa Limaj ishte ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit për të parë nëse ndonjë centimetër asfalt është vjedhur. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim