Limaj thirret nga EULEX

Limaj thirret nga EULEX
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i është përgjigjur ftesës së prokurorisë speciale të EULEX-it në Prishtinë. 

Rreth orës 10:00, Limaj ka hyrë në objektin e prokurorisë derisa nuk është bërë e qartë se në çfarë bazohet interesi i prokurorisë për të takuar Limajn këtë radhë. Sipas mbrojtjes, vizita e Limajt në prokurori ka të bëjë me nënshkrimin e disa proceseve verbaleve në kuadër të procesit në rastin e korrupsionit. 

Hetimet për këtë rast kishin filluar nga EULEX-i në prill të vitit 2010 dhe përfshinë bastisje e intervistime të shumta. 
Gjithsesi, në shfrytëzim të çdo afati ligjor për hetime edhe në raste të ndjeshme, EULEX-i mbylli hetimet duke heshtur përballë deklarimit nëse ka arritur të sigurojë fakte për ngritje të aktakuzës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi