Limoni, fruti magjik që kthen
bardhësinë në rrobat e zverdhura

Limoni, fruti magjik që kthen<br />bardhësinë në rrobat e zverdhura
Është fakt i njohur që limoni ka një përdorim të gjerë në kozmetikë, që zbardh njollat në lëkurë, apo për t’u freskuar nëse e fusim në një gotë me ujë, apo për një shije të mirë në sallatë.

Mirëpo, lëngu i limonit mund të përdoret edhe për zbardhimin natyral të rrobave, të cilat janë bërë me njolla, ose nga larja e vazhdueshme dhe detergjenti jo i mirë,  pas një kohe marrin një nuancë të ngjyrës së verdhë.
 
Ju rekomandojmë për zbardhje, limonin. Po si? Shumë thjesht! Shtoni një të katërtën apo një gjysmë gote të lëngut të limonit në lavatriçe, në pjesën ku vendoset detergjenti, dhe amvisa do të mbeteni të kënaqura.
 
Një mënyrë tjetër? Rrobat mund t’i fusni në një legen me ujë të nxehtë, me ilaç rrobash në të cilin gjithashtu keni shtuar limon, ose dhe feta limoni.
Rezultati? I shkëlqyer.

limon
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit