Limuzina e Enverit tërheqje e
veçantë për vizitorët

Limuzina e Enverit tërheqje e<br />veçantë për vizitorët
TIRANE- Tri automjete, objekte të rralla që dëshmojnë për historinë e vendit tonë në periudhën e komunizmit e pas saj, kanë ngacmuar kureshtjen e vizitorëve të “Bunk’Art”, ndërsa qëndrojnë të ekspozuara jashtë ambienteve të bunkerit të nëndheshëm. Në hyrje të bunkerit antibërthamor, ajo që shton më shumë kureshtjen është limuzina e zezë e Enver Hoxhës. Vendosja e saj në pozicionin që shihni në fotografi është konceptuar si një instalacion artistik (autori, Anonim). Limuzina shoqërohet me shënimin “kohët kanë ndryshuar”, që shpreh konceptin se në të shkuarën Shqipëria ndalonte për të lejuar kalimin e kësaj limuzine, por sot që kohët kanë ndryshuar, edhe kjo limuzinë, për të ndaluar, duhet të respektojë rregullat e qarkullimit.

Zim-12 i Enver Hoxhës i ka shkelur rregullat e ndalimparkimit dhe për këtë është “gjobitur” (veç të tjerave, ka udhëtuar dhe me një dritë të thyer). Historia e limuzinës nis në vitin 1950, kur Enver Hoxha e mori si dhuratë nga Stalini këtë Zim-12 luksoz, të prodhuar nga fabrika ruse “Gorki”, që mes 1950-s e 1960-s nxori në treg më pak se 22 mijë copë të tilla. Në vitin 1954 mbërritën në Shqipëri 10 makina të tjera të të njëjtit tip për udhëheqësit kryesorë të partisë. Vizitorët janë ndalur edhe tek makina tjetër jeshile, Autovetura BJ 212, prodhim kinez i vitit 1972. Shpejtësia e saj maksimale arrin në 150km/h me karburant të llojit benzinë.

Më të vjetrit në moshë e mbajnë mend, por më të rinjtë e mësojnë aty se kjo makinë është përdorur edhe gjatë funeralit të ish-diktatorit Hoxha. Ky automjet është dizanjuar për të ecur në rrugë të paasfaltuara dhe përfshihet në mjetet me kalueshmëri të lartë. Ka ardhur në Shqipëri pas vitit 1975 dhe është përdorur si mjet ushtarak dhe civil. Gjithashtu jashtë ambienteve të bunkerit të nëndheshëm qëndron i ekspozuar edhe një motor i tipit Guzzi. Viti i prodhimit daton në vitin 1967 dhe fuqia e tij arrin në 125 ç me karburant të llojit benzinë. Është dizanjuar nga Giulio Cesare Carcano dhe ka shërbyer si mjet për policinë italiane. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 2003 dhe është përdorur nga policia ushtarake.

Bunk'Art, instalacionet artistike 

Bunkeri i nëndheshëm me 106 dhoma, i pagëzuar me emrin Bunk’Art, është çelur pas 36-vitesh për të njohur publikun me strehimin që liderët e komunizmit do të kishin në rast lufte. Bunk’Art përfshin, jo vetëm anën historike, por edhe atë muzeale dhe artistike. Mbresë të veçantë të lënë punimeve dhe instilacionet e ndryshme artistike. Artistë të ndryshëm përcjellin mesazhet përkatëse me anë të artit. Artisti Enkelejd Zonja me anë të një serie delikate vizatimesh minimaliste, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Teshtija e së kuqes” sjell figurën e pionierit si simbol optimizmi pafajësie e njëkohësisht mishërimi i periudhës së komunizmit, por motivet dhe situatat kundërvihen duke zhvlerësuar rëndësinë e figurës që pionieri përfaqësonte. 

Ledia Konstandini ka sjellë në Bunk’Art kolazhin me kuti kartoni, ku me anë të formave e ngjyrave përçon mesazhet e një kohe të vështirë që tashmë kemi lënë pas. Aty është edhe miniekspozita e artistes Rudina Hoxhaj nën emrin “Atmosferë familjare në periferinë e qytetit”. Hoxhaj me anë të video-projeksionit ka sjellë për publikun fëmijët e periudhës së diktaturës, duke  luajtur luftërash me shpata druri të bëra vetë, skena dhune dhe lufte midis dy grupeve kundërshtare në një hapësire ku më parë ka pasur gjelbërim dhe tashmë është shndërruar në një parkim makinash. Artistja Alketa Ramaj përmes instalacionit me libra ka shprehur idenë e fillimviteve ’90, ku librat e shkruar nga diktatori Hoxha nisëm të kryenin një funksion tjetër, disa u kthyen edhe në objekte zbukurimi. 

motorri guzi




























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi