E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Brikena Xhixha, dietologe me përvojë të gjatë .Ajo e nisi bisedën duke këshilluar dhe rekomanduar të ushqyerin e shëndetshëm, si një stil jete i domosdoshëm.
”Pasi kthimit nga pushimet e fundvitit, vihet re shtimi në peshë nga të gjitha ushqimet me kalori që kemi konsumuar” tha dietologia në fillim të bisedës.
Njerëzit relaksohen ditën e pushimit duke i lejuar vetes që të “shkelin” pak vaktin normal, por kjo gjë krijon probleme dhe me tretjen si proces, por dhe me kilet e tepërta.
Sipas Brikanës, nuk fitohet asnjë beteje me një ditë apo me dy, por me pjesë n konstate që ne tregojmë gjatë gjithë kohë s me sasinë dhe cilë sinë e ushqimeve.
Është mirë që gjatë ditës të konsumohet të paktën dy litra ujë , pasi ndihmon shumë proceset metabolike dhe normalizon procesin e tretjes.Brikena rekomandoi se vec të ushqyerit të shëndetshëm, duhet dhe një kombinim i mirë me aktivitetin fizik, qoftë dhe me një ecje të lehtë, pasi kjo ndihmojë shumë procesin metabolik të trupit.
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mirjeta Pestisha e specializuar si psikologe fëmijësh.
Ajo tha se është vënë re që pas rikthimit nga pushimet, fëmijët kanë disi vështirësi në shkollë dhe përtaci.
Mirjeta nënvizoi se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi midis trekëndëshit prind-nxënes-mësues, për të patur një rikthim të butë dhe pa ankth të fëmijëve në ambientet e shkollës.
Përshtatja e rikthimit varet prej fëmijëve, pasi ka fëmijë që përshtaten lehtë, sikurse ka nga ata që përshtaten me pak vështirësi.
Psikologia shtoi se nuk rekomandohet në asnjë rast që t’i bërtasim fëmijëve, pasi kjo gjë vetëm e komplikon situatën dhe nuk jep ndonjë zgjidhje.Sipas saj është shumë e rëndësishme që fëmijet te kenë një mirëqënie psikologjike dhe duhet të jenë në kontakt me natyrën vazhdimisht.
Sipas saj është shumë e rëndësishme gjthashtu që të mos ushtrohet presion dhe të mos ketë pritshmëri të larta tek fëmijët, pasi ata me drejtimin e prindërve dhe lirinë e dhënë, e gjejnë lehtë rrugën e tyre.