TIRANE - Dita Globale e SLA-së, ishte një rast për të nxjerrë në pah rezultatet e fundit të kërkimit teknologjik mbi sklerozën laterale. Në Milano janë shfaqur aplikacionet për kontrollin e pajisjeve elektronike dhe paraqitjen e tru-kompjuterit.
Tashme njerëzit me sklerozë do të komunikojnë më lehtë, në sajë të përparimeve që hulumtimi kunder saj vazhdon të bëjë. Me rastin e Dites Globale të Sklerozes, në fakt, u prezantuan dy projekte inovative nga AriSLA Foundation gjatë konferencës së katërt vjetore.
Ky është aplikacioni i parë që lejon pacientet me sklerozë për të komunikuar dhe për të ruajtur autonominë e tyre përmes një pllake të thjeshtë për t’u përdorur brenda dhe jashtë trurit. Një mjet që mund të lejojë kontrollin e pajisjeve elektronike në shtëpi, të mjedisit, të tilla si drita, TV, ajër i kondicionuar.
Projekti i dytë, është një sistem ndihmës i komunikimit, i zgjeruar nga një tru-kompjuter në gjendje të deshifrojë impulset neurologjike dhe transformimin e tyre në fjalë dhe veprime, duke siguruar kështu një ndihmë të rëndësishme për të sëmuret ne shkallën më të avancuar.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com