Lind Nina e vogël, vajza e sopranos Inva Mula

Lind Nina e vogël, vajza e sopranos Inva Mula
TIRANE - Sot në orën 10.29 minuta në klinikën e njohur pariziane Rue Nicolo, sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, solli në jetë vazjën e saj në prani të bashkëshortit të saj, Hetem Ramadani, i cili kishte kohë që e priste me emocion këtë lindje.

Në një atmosferë të lumtur miqtë e shumtë që e rrethonin mësuan emrin e vajzës, Nina Mula Ramadani, në kujtim të nënës së saj, Nina Mula. Ishte një lindje me fat të mbarë, siç u shpreh dhe doktoresha e kësaj klinike, ku ka lindur kohë më parë dhe vajza e çiftit Sarkozy.

Duke dalë nga salla, miqtë francezë e shqiptarë e shoqëruan kalimin e Invës me një këngë të improvizuar, “Elle est neé la petite Nina" (Lindi Nina e vogël).

(im/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame