Lind një fëmijë të shëmtuar,
i shoqi e hedh në gjyq dhe fiton

Lind një fëmijë të shëmtuar,<br />i shoqi e hedh në gjyq dhe fiton
HEGANG (Kinë) – Jian Feng, një banor i qytetit Hegang në Kinën veriore, kishte fatin të ishtë i martuar me një grua të re e të bukur dhe gjërat për ta po shkonin mirë. Deri në momentin që ajo mbeti shtatëzënë dhe lindi fëmija. Një vajzë e vogël që nuk nuk kishte marrë asgjë nga bukuria e së ëmës. Ose më saktë, siç tregojnë ata që e kanë parë, vogëlushja ishte vërtetë shumë e shëmtuar.

Jian nuk arrinte të kuptonte: ai ishtë një burrë me një pamje mëse normale ndërsa e shoqja ishte shumë e bukur... si është e mundur që kjo bebe të lindi kaq e shëmtuar? Me siguri gruaja do ta ketë tradhëtuar – ka menduar – dhe për më tepër me një mashkull shumë të shëmtuar!

Nga dëshpërimi për të vërtetuar ndershmërinë e saj, e shoqja e Jian i tregoi atij një fotografi të saj të hershme, para se të bënte operacionet plastike. Për Jian kjo ishte diçka e papranueshme dhe përveçse divorcoi gruan e tij, e hodhi në gjyq atë duke kërkuar një dëmshpërblim prej 120 mijë dollarë. Dhe e fitoi! Gjykata i dha të drejtë në pretendimin e tij se ishte martuar me dikë që nuk ka qënë e sinqertë.
Perveç 100 mijë dollarëve të operacioneve plastike që kishte aplikuar për t’u zbukuruar, ish-bashkëshortja e Jian u detyrua të paguante edhe 120 mijë dollarët e gjobës së mos sinqeritetit të saj. Por të paktën ka mundur të mbajë me vete foshnjën e saj …të shëmtuar! (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës

Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës