Mazhoranca dhe opozita në vendin tonë kanë një marrëdhënie dashuri-urrejte. I dëgjojmë të akuzojnë njëri-tjetrin, të shahen e të përleshen, po në fund të fundit s'bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Mes dy kampeve, siç duket kanë lindur edhe shkuesitë e para.
Ana Shkreli, vajza e deputetes socialiste Ledi Shamku dhe e këshilltarit të kryeministrit Rama, Artan Shkreli, është në një lidhje dashurore me Belind Këlliçin, aktualisht drejtues i departamentit të të përndjekurve dhe pronarëve në PD, por që po konkurron për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike përkrah disa të rinjve të tjerë. Ai, për shkak të detyrës, është edhe anëtar i kryesisë së PD-së.
Historia e tyre e dashurisë siç duket nuk është sekrete, pasi të dy zogjtë e dashuruar postojnë foto në rrjetet sociale përkatëse, ku marrin urime dhe komplimente nga miqtë e kolegët.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com