Lind zyra e ndërmjetësimit mes
konsumatorëve dhe bizneseve

Lind zyra e ndërmjetësimit mes<br />konsumatorëve dhe bizneseve
TIRANE - Tashmë konsumatorët dhe bizneset në Shqipëri përpara se t’i drejtohen dyerve të sistemit gjyqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre, do kenë mundësi që të konsultohen pranë zyrës së ndërmjetësimit Konsumator – Biznes.

Dhoma e Tregtisë së Tiranës në bashkëpunim me Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit (ZMK) dhe Qendrën për Edukim dhe Pjesëmarrje Qytetare (CCEP), kanë krijuar zyrën e ndërmjetësimit Konsumator – Biznes.

Qëllimi i kësaj qendre është të jetë ndërmjetës mes palëve në konflikt për zgjidhjen e problemeve të tyre, në mënyrë që ato të mos i drejtohen sistemit gjyqësor, shprehen iniciatorët e kësaj nisme, z. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Altin Goxhaj, kryetari i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Pranë kësaj qendre do të trajtohen për ndërmjetësim mes palëve në konflikt një grup studentësh të Drejtësisë, të cilët më vonë do jenë pjesë e grupit punës. Të pranishëm në inaugurimin e qendrës ishin përfaqësues të qeverisë dhe të shoqërisë civile.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament