Linda Halimi do të performojë
në shtëpinë e Playboy

Linda Halimi do të performojë<br />në shtëpinë e Playboy
Këngëtarja kosovare Linda Halimi po zhvillon një karrierë të suksesshme në Amerikë.

Linda ka ngjitur menjëherë shkallët e suksesit duke krijuar shumë fansa dhe njerëz që e pëlqejnë zërin e saj.



Ditën e djeshme këngëtarja bukuroshe ka bërë të ditur se në muajin shtator do të performojë në shtëpinë e Playboy, ku do të jenë të pranishëm emra të famshëm të muzikës botërore si Beyonce, Jay-Z, Mariah Carey, Alcia Keys etj.

Në postimin që ka nxjerrë Linda në rrjetin social Facebook  bën të ditur se ka qenë bosi i njohur i kësaj reviste të famshme Hugh Heffner, i cili ka kërkuar që linda të performojë atje.



 “Faleminderit z. Hefner që më keni kërkuar mua dhe është një nder i madh ta promovoj këngën time të re debutuese në ‘Mansion’ dhe jam e nderuar që do t’ju takoj së shpejti juve dhe familjen tuaj të bukur e të madhe të Playboy”, shkruan Linda më tej në rrjetin social.



Në këtë rast Linda do të promovojë këngën e parë në USA, titullin e së cilës nuk ka dashur ta zbulojë 

(b.t/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk