Linda Kalemi: Përse ka shumë rëndësi qëndrimi i trupit në shëndetin tonë

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe Linda Kalemi, instruktore pilatesi, sikurse dhe këshilluese imazhi.

Ajo ka drejtuar dikur në televizionin publik një emision për fitnesin dhe është e para që ka sjellë pilatesin në vitin 2005.

Kalemi foli për rëndësinë që ka shëndeti në përditshmëri dhe rëndësia apo roli i trajneres së disiplinës së pilatesit. Të jesh në formë sipas saj do të thotë të stërvitesh, të kesh një jetë standarde dhe baza e kësaj formulë është lëvizja.

“Ne të gjitha problemet tona i kemi nga qëndrimi i gabuar”, tha Linda në studio. 

Sëmundja e shtyllës kurrizore sipas saj krijon probleme të shumta nga qëndrimi i trupit. Të gjitha ata që punojnë në zyrë apo që qëndrojnë në këmbë, mund të kenë pasoja në shtyllën kurrizore për shkak të qëndrimit jo të saktë. 

Aktiviteti fizik duhet të nisë që në moshë të re, e jo një ditë të kujtohemi për trupin, kjo ishte këshilla e Lindës në studio. Sipas Kalemit, nëse merremi seriozisht me trupin tonë, do të evitojmë shumë probleme me shëndetin.

Linda theksoi se popullata duhet të ndërgjegjësohet me informacion për kujdesin për shëndetin, nëpërmjet lëvizjes. Ajo shtoi se në trajnime mësohet se çfarë lëvizjesh duhen evituar, më shumë se ato që duhen bërë.


Lajmi kryesor:

'Klinika 24' në REPORT TV/ Mjekja neurologe: Lojërat logjike përmirësojnë dhe rrisin ndjeshëm kujtesën!


A.Q/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’