TIRANE- “Dhuna në familje është një fenomen shqetësues. Kriza jonë është ekonomike, por edhe morale”, u shpreh dje bashkëshortja e kryeministrit, zonja Linda Rama, gjatë edicionit të 5-të të aktivitetit “Simfonia e jetës”, të organizuar me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit, në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku merrte pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, zonja Lumnije Thaçi.
Duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së përçimit të vlerave të shoqërisë, zonja Rama tha ndër të tjera se “Prehri i nënës dhe gjyshes është oborri më i pastër për rritjen e gjithçkaje që korret më tutje. Ndaj me ju bindjen se ne si vajza dhe gra, ta përçojmë atë që kemi marrë, dhe ta mbrojmë nëse ajo cenohet rrotull nesh”. Zonja Rama theksoi se shprehjet e dhunës janë shtuar në vitet e fundit, dhe kjo na bën të ndihemi keq.
Ndërsa znj. Lumnije Thaçi u ndal tek rëndësia e emancipimit të grave, duke u shprehur se “Raporti i gruas me familjen dhe shoqërinë është një çështje thelbësore e rinisë dhe demokracisë”. Në këtë aktivitet ishin të pranishme gjithashtu gra të përfshira në fusha të ndryshme të jetës politike, kulturore, artistike, etj.
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com