Lindita Lole Mezini, sopranoja e
parë Shqiptare në Carnegie Hall

Lindita Lole Mezini, sopranoja e<br />parë Shqiptare në Carnegie Hall
Pasi fitoi qytetarinë amerikane, Lindita Lole Mezini, hodhi hapin e rëndësishëm të konkurimit. Fitoi konkursin për të kënduar rolin e sopranos në Carnegie Hall në New York City në Simfoninë e 9-të të Bethovenit me orkestrën dhe korrin e St. Cecilias, nën drejtimin e dirigjentit të shquar, David Randolph. Po kështu, këndoi rolin e Mimisë nga opera “La Boheme” e Giacomo Pucinit në New York.

Pak më vonë vendosi të konkurroje dhe te fitonte të drejtën për të studiuar në “Master Degree Program” në një nga shkollat më të mira të muzikës në Amerikë, “Mannes College of Music” në New School University, New Jork City (Manhattan). Gjate tri viteve të shkollës ju dha mundësia të bashkëpunonte me muzikantë te standardeve te larta .
Profesori i saj Mr. Dan Marek , ish-tenor në Metropolitan Opera House ështe shprehur : “Një këngëtare me një zë mjaft të bukur, dhe me një muzikalitet shumë të rrallë.” Gjatë viteve të studimit ka kënduar gjithmonë në rolet kryesore në koncertet me orkestrën e Mannes College dhe drejtimin e dirigjentit Josef Colaneri.

Në bazë të aftësive dhe rezultateve të mira, shkolla i dha bursë. Mbas diplomimit për muzikë performance, përsëri vazhdoi të jepte provime të tjera për t’u licencuar si mësuese muzike e për të marrë të drejtën e mësimdhenies së lëndës së muzikës në sistemin publik shkollor amerikan. Tashmë, i ka kaluar të gjitha proceset dhe e gëzoi këtë privilegj, të jetë mësimdhënëse e muzikës.

Faktet tregojnë që çdo gjë Don Giovanniarrihet me një punë shumë të madhe dhe këmbëngulëse për një nënë, për një bashkëshorte e tani edhe për një gjyshe me një mbeskë të ëmbël. Lindita thotë në këtë intervistë se, “Amerika të jep mundësi qe kur natën e bën ditë siç thotë populli të arrish aty ku do”.

Të gjitha koncertet kanë rëndësinë , bukurinë e veçantine e tyre, por Lindita veçon kur ka kënduar si soprano soliste simfoninë e 9-të të Beethovenit në sallën e madhe të Carnegie Hall në Manhattan. Ishte një kënaqësi sepse së pari te këndonte muzikën e Beethovenit që për të është i pazëvendësueshëm per muzikën e tij të fuqishme simfonike. E dyta, një krenari se atë rol e këndonte një soprano e zgjedhur për shkak të partit shumë të vështirë muzikor.

Por arsyeja tjetër që e bën të veçantë këtë shfaqje ishte momenti kur lexoi në programin e koncertit : “Lindita ka nderin të konsiderohet si artistja e parë shqiptare që interpreton në këtë sallë”. Kur e lexoi këtë mesazh, ndjeu një emocion të veçantë si shqiptare në radhë të parë, por dhe si artiste. Ishte një vlerësim shumë i madh dhe ndjeu krenari, që e emocionoi shumë në ato momente. Ishte një sukses jo vetëm për të, por dhe për vendin e saj, shkollën muzikore shqiptare.

Një këngëtare, nga një vend që shume njerëz s’e dinë ku bie ne glob, kishte nderin të këndonte në mes te Manhattan (New York City) e për të shkruhej në “New York Times”. Lindita Lole Mezini, është nominuar nga Albanian Excellence të jetë pjesë e Zonjave shqiptare të Nju Jorkut, një libër që do të promovohet në një mbrëmje Gala, mbrëmjen e 24 Shtatorit në Teatrin Symphony Space në Nju Jork

Çkujtime ju ngjall vendlindja dhe a keni pasur traditë familjare muzikore e cila ka ndikuar te ju?

 Rrjedh nga familja e Mezinajve, një familje e vjetër me tradita qytetare vlonjate.Nga kjo familje kanë dalë vazhdimisht individë të shquar, patriotë në breza që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit tonë gjatë periudhës së Pavarësisë e më vonë. Por pjesëtarë të kësaj familjeje kanë kontribute dhe në fusha të tjera të jetës. Familja ime ka vuajtur pasojat e regjimit të egër komunist, si shumë familje të tjera shqiptare. Babai im kishte studjuar ne Itali dhe gjithë jetën nuk u pa “me sy të mirë” nga regjimi, madje edhe u burgos. Sigurisht, këto janë përjetime të hidhura për mua dhe familjen time, që do të ndikonin në formimin tim, por nuk do të më ndalnin për të ndjekur pasionin. Bashkë me dashurinë e pakufi me të cilën më kanë rritur prindërit e mi të mrekullueshëm, me edukuan me traditat më të mira, me frymën e parardhësve tanë të mirë duke na mëkuar çdo të mirë dhe çdo pasion që na jepte mundësi ajo kohë. Bashkë me këto vlera, te prindërit tanë, ne pamë modelin e dy njerëzve që donin muzikën. Babai dhe nëna ime këndonin bukur. Babai këndonte me shumë pasion këngët popullore qytetare vlonjate. Ne jemi pesë fëmijë dhe të gjithë shquhemi për talentin dhe dashurinë për artin dhe muzikën.Të tre vëllezerit e mi Shpëtim, Fitimi dhe Fatmiri luajnë në kitarë e violinë, kurse motra ime Pranvera, megjithëse ka qenë një sportiste shumë e mirë (kampione kombëtare në sportin e qitjes) gjithashtu këndon shumë bukur. Unë, u dallova herët për zërin tim të bukur, natyral të një sopranoje të ardhshme. Në shtëpi shpesh herë këndoja dhe imitoja këngëtarët lirike dhe pjesë të ndryshme nga operat që dëgjoja në radio.

 Mund të na njihni në këtë intervistë me vitet e shkollimit tuaj në Shqipëri?

Në formimin tim kanë ndikuar dy qytete, Gjirokastra dhe Vlora. Nëna ime rrjedh nga familja qytetare gjirokastrite, Jupi. Shkollën fillore e fillova në Vlorë dhe e përfundova në Gjirokastër, por pushimet e verës do t’i kaloja edhe më vonë në Gjirokastër, tek gjyshja ime e dashur, te “dajkot” siç i thonë në Gjirokastër e te tezja ime që për mua kane qënënga njerëzit e mi më të shtrenjtë. Lija detin e bukur për qytetin e gurtë, i cili ka lënë shumë mbresa në kujtimet e mia fëminore.Nga dritaret e shtëpisë shihja kalanë e lashtë dhe sheshin e Çerçizit nga ku buçiste shpesh kënga e bukur popullore. Gjithë jetën, kam ruajtur e do të ruaj si relike të vyera në thellësinë e ndërgjegjes sime dashurinë, respektin e mirënjohjen për njerëzit e mençur e të matur të atij qyteti e për traditat e mira qytetare gjirokastrite. Shkollën 8-vjeçare e kam kryer në shkollën “4 Heronjtë” te qytetit të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe jam aktivizuar në koncertet e shkolles si soliste në drejtimin e kujdesshëm të mësuesit të muzikës, Koncert ne Komunitetin Shqiptar ,New yorkBubush Osmani dhe udhëheqëses së shkollës, Shqiponja Matuka, të cilët i kujtoj me respektin dhe mirënjohjen më të madhe. Shkollën e mesme të përgjithshme e mbarova në gjimnazin “Halim Xhelo” në Vlorë. Asnjë nga këto shkolla nuk kishte profil muzikor, por më dhanë mundësinë të aktivizohem në aktivitete kulturore dhe koncerte, ku u evidentua nga specialistët e muzikës zëri im. Shpejt u përfshiva si soliste në grupin artistik të shtëpisë së kulturës “Labëria” nën drejtimin e muzikanteve, Haxhi Dalipi dhe Thanas Caci e si soliste në estradën profesioniste të qytetit të Vlorës. Këtu pata fatin të punoj e të përgatitem nga një prej muzikantëve me të talentuar që kam njohur, drejtuesin artistik të estradës së qytetit të Vlorës, zotin Mishel Lako. Ndihma e tij e pakursyer dhe dashamirëse dhe përpjekjet e mia të vazhdueshme më çuan, pas një viti stazhi dhe pas luftës me “biografinë”, në dyert e konkursit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Muzikën, deri në këtë periudhë, e kisha studiuar në mënyrë autodidakte.P ranimi në shkollë, që më solli shumë gëzim, u shoqërua me problemin financiar, Martesa e Figarospasi prindërit e mi nuk i kishin mundësit për të më mbajtur, se për bursë nga shteti as që bëhej fjalë. Por do të ishin tre vëllezërit e mi të shkëlqyer që vendosën, edhe pse kishin përgjegjësitë e tyre në familjet që kishin krijuar, të më siguronin të ardhurat gjatë gjithë viteve universitare. Kjo ishte familja ime e mrekullueshme, që problemet dhe gëzimet ndaheshin dhe kapërceheshin nga të gjithë. E për këtë u jam mirënjohëse për jetë. Gjatë viteve në konservator, studiova nën kujdesin e profesores së kantos, Shpresa Nishani, që ishte diplomuar në Hungari dhe të profesor, Gjoni Athanasit. Në Konservator gjithmonë jam veçuar e kam kënduar si soliste në shume koncerte me orkestrën e Institutit të Arteve dhe shpesh, profesorët dhe muzikantët që më rrethonin më uronin për bukurinë e zërit tim. Në këto vite, u propozova të shkoja për studime jashtë atdheut, por fatkeqësisht, kur erdhi momenti i plotësimit të dokumentacionit më hoqën nga lista, “biografia e keqe” e ngriti kokën përsëri.

 Si rrodhi më pas karriera juaj në Shqipëri?

Mbasi mbarova Konservatorin ne Tiranë, kuptohet tashmë, isha me “sëmundjen e pasherueshme te biografisë”, më emëruan si mësuese e përgjithshme në shkollën fillore të një fshati të largët të Vlorës, në Mallkeq, pra pa lidhje me profesionin dhe shkollën që përfundova. Pas një viti, me ndihmën e ish-udhëheqëses sime të shkollës tetëvjeçare,që në atë kohë ishte drejtoreshë e shtëpisë së pionierit të qytetit të Vlorës, u emërova si instruktore muzike në këtë institucion. Nuk e harroj atë vlerësim prej Znj. Shqiponja Matuka dhe e kujtoj me shumë mirënjohje e respekt.

Pas martesës sime më vonë me shokun tim të shkollës, Andrea Lolen, e falë ndihmës së disa miqve të mi, që përherë do t’i kujtoj e do t’u jem mirënjohëse, arrita të emërohem në Teatrin Kombëtar të Operas dhe të Baletit në Tiranë. Menjëherë më aktivizuan si soliste dhe me ndihmën e artistes së shquar, Edit Mihali, arrita të këndoj me orkestrën dhe i kësaj periudhe është debutimin im i sukseshëm në Koncertet e Majit me veprën e Aleksandër Peçit për soprano dhe orkestër “Pulebardha” dhe të shoqëruar nga balerinëtIlir Kerni e Lindita Ahmataj. Në këtë periudhë të rëndësishme të karrierës sime, më qëndroi pranë e më inkurajoi me shumë dashuri e profesionalizëm dirgjenti Refat Teqja. S’mund të lë pa përmendur shoqëruesen time të pianos, të talentuarën, Lindita Kotori. Gjatë kohës që punoja në Teatrin e Operas dhe Baletit, kam qenë pjesë e trios që shoqëronte kënget në Festivalet e Kengës në Radio Televizion që zhvillohen çdo vit dhe janë një traditë shumë e bukur dhe me vlera për muzikën dhe artin shqiptar. Aktiviteti në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ishte një periudhë e shkurtër në karrierën time profesionale, por që pati rëndësi të jashtëzakonshme . Ndërkohë linda djalin tim të vetëm, Edin dhe shumë shpejt, si shumë artistë të tjerë, nisa familjarisht rrugën shumë të vështirë dhe të dhimshme të mërgimit në Greqi, më17Mars 1991.

 Si vazhdoi karriera juaj në Greqi?

 Në vendin fqinj unë fillova përsëri të kërkoj rrugën e artit, prandaj s’i rreshta për asnjë çast përpjekjet për të qenë pjesë e konkurseve dhe e sfidave të vështira në një vend të huaj. Por rezultatet e punës nuk vonuan të vinë. Do ta quaj sukses në karrierën time fitoren e konkursit për të hyrë në Radio-Televizionin Shtetëror të Greqisë, në sektorin e muzikës. Ky u ndoq nga një konkurrim tjetër për të kënduar si soliste në Operan Kombëtare Greke dhe më vone në Megaron Muzikis,institucione artistike dhe nga më prestigjiozet të Greqisë. Kam debutuar në Teatrin Kombëtar Grek me rolin e Fiordiligit nga opera “Kështu bëjnë të gjitha”, (“Cosi Fan Tutte”)dhe pasuar nga Zonja e Parë dhe Pamina nga opera “Flauti i Magjishëm” (“Die Zauberflöte”) të Mozartit të cilat u pritën mirë nga publiku grek. Gjatë kohës që punova në Greqi, kam pasur rastin të jap shfaqje të ndryshme në shumë shtete tëtjera të Europës, si në: Gjermani, Francë, Kanada, Finlandë, Egjypt, Turqi e Qipro. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur nderin e fatin të bashkëpunoj me shumë artistë të shquar botërorë si: Joan Dornemann, Loretta Di Franco, Dan H. Marek, Richard Woitach, Renata Scoto,Vanessa Redgrave,Lukas Karitinos, Vladimir Ashkenazi, Joseph Colaneri, Neil Schikof, Ileana Cotrubas, Mikis Theodorakis, Dimitris Tiliakos, Tomas Bagwell e shumë artistë të tjerë. Kuptohet, kyishte një sukses shumë i madh për mua, pasi arrita të vlerësohem për talentin dhe nivelin tim artistik në një vend të huaj siç ishte Greqia e pa ndihmën e mbështetjen e askujt.

Kur erdhët në Amerikë dhe si vazhduan planet tuaja profesionale në këtë vend?

 Në Amerikë erdhëm pas nje periudhe 7-vjeçare të qëndrimit dhe punës në Greqi. Në fund të këtyre viteve u krijua një mundësi për të vizituar Shtetet e Bashkuaratë Amerikës si turistë me të drejtë qëndrimi tre muaj. Ky ishte takimi i parë me këtë vend të lirisë njerëzore dhe të mundësive të mëdha. Fillimi ishte shumë i vështirë. Nuk dinim anglisht e duhej të punonim që të përballonim jetesën e re, ndërsa kursimet tona të pakta po mbaronin. Në këto kushte, e vetmja shpresë ishte të bënim çdo lloj pune për të mbijetuar. Mund të them se stresi ishte shume i madh, prandaj nuk gjej fjalë të përshkuaj gjendjen shumë të vështirë me të cilën u përballëm në fillimet e jetës sonë amerikane. Për muzikë as që bëhej fjalë në këto rrethana. Pas një periudhe katërvjeçare arritëm si familje tMedison Square Garden,Manhattan _ Master Graduation,me djalin Edië fitonim të drejtën e qëndrimit në Amerikë, nëpërmjet meje si artiste, sepse ekzistonte një ligj për talentet dhe intelektualët e veçantë dhe pas një viti, gjithë familja mori statusin e të qënit qytetarë amerikanë. Ishte një sukses i rëndësishëm për ne të gjithë, pasi pa këtë s’mund të realizonim asnjë nga ëndrrat e dëshirat tona. Në këto vite të vështira më kanë ndihmuar e inkurajuar amerikanë me origjinë shqiptare,si fotografi i shquar Fadil Berisha, biznesmeni Richard Lukaj, pianistja dhe ish- mesuesja ime e konservatorit Nermin Daja, piktori Fatmir Thaçi, violinisti Arenc Leka, zonjat Shqipe Malushi, Anna Kohen dhe Hermira Gjoni. Një mbështetje ështe bëre edhe gazeta Shqiptaro-Amerikane “Illyria” që ka shkruar vazhdimisht për aktivitetin tim në Sh.B.A.. Pasi fitova qytetarinë amerikane, fitova konkursin për të kënduar në një nga sallat më të shquara të koncerteve në Carnegie Hall në New York City, soprano solo në Simfoninë e 9-të të Bethovenit me orkestrën dhe korrin e St. Cecilias, nën drejtimin e Dirigjentit të shquar David Randolph. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rendesishme për mua si artiste. Pas kësaj do ta pasonin roli i Mimisë nga opera “La Boheme” e Pucinit në New York dhe një sere koncertesh e recitalesh. Pak më vonë pasi u stabilizova me lejë që ndrimi në SH.B.A.,vendosa tëvazhdoj për Master. Konkurova dhe fitova tëdrejtën për të studiuar në “Master Degree Program”në një nga shkollat më të mira të muzikës në Amerikë e pse jo edhe në botë në“Mannes College of Music”pjesë e New School University,në New Jork City (Manhattan).Gjate tri viteve tëshkollës mu dha mundësia të bashkëpunoja me muzikantë te standardeve te larta . Profesori im Mr. Dan Marek , ish-tenor në Metropolitan Opera House ështe shprehur kështu për mua: “Një këngëtare me njëzë mjaft të bukur, dhe me një muzikalitet shumë tërrallë.”Gjatë viteve të studimit kam kënduar gjithmonë në rolet kryesore në koncertet me orkestrën e Mannes College dhe drejtimin e dirigjentit Josef Colaneri.

New York 2001 ,After performance at Carnegie Hall.F.N :Çfarë keni mësuar në këto vite qëndrimi në SHBA?

Amerika, per mendimin tim, është një vend me të vërtetë demokratik, i cili i jep mundësi të mëdha kujtdo që punon. Njeriu në këtë vend arrin ta realizojë ëndrrën e tij vetëm në qoftë se punon shumë, studion e kërkon të vejë në pah më të mirën e tij. Edhe pse isha nënë, kur erdha në Amerikë në moshën 40-vjeçare, asnjë pengësë ligjore nuk pata që të aplikoja dhe të fitoja të drejtën e shkollimit. Ky vend nuk vendos barriera për ata që duan të ecin përpara, pavarësisht se nga vinë e ç’moshë kanë. Në bazë të aftësive dhe rezultateve të mira, shkolla më dha bursë. Mbas graduimit me “Master in Përformance”, përsëri vazhdova të jepja provime të tjera për t’u licensuar si mësuese muzike e për të marrë të drejtën e mësimdhenies në lëndën e muzikës në sistemin publik shkollor amerikan.Tashmë, i kam kaluar të gjitha proceset dhe e gëzoj këtë privilegj, të jem mësimdhënëse e muzikës. Faktet tregojnë që me një punë shumë të madhe dhe këmbëngulëse për një nënë, për një bashkëshorte e tani edhe për një gjyshe që ka një mbeskë të ëmbël, Amerika të jep mundësi “kur natën e bën ditë” siç thotë populli ynë, të arrish aty ku do.

Ju keni një repertor me pjesë mjaft të njohura. Cilat janë disa prej veprave që ju keni më për zemër dhe pse?

 Repertori im është i gjerë e i larmishëm, duke përmendur këtu: rolin e Paminësnga opera “Flauti Magjik” i Mozartit; rolin e Nedës, nga opera“Pagliaci” e Leon Kavalos,rolin e Marshall nga opera “Der Rozenkavalier”tëStrauss, rolin e Yolandas nga opera “Yolanda” e Tchaikovskit. Po kështu kam realizuar rolet e Liu, Magda e Mimi përkatësisht nga operat“Turandot”, “La Rondine” e “La Boheme”të Giacomo Puccinit. E mund të vazhdoja me Kontesha e Suzananga opera “Dasma e Figaros” nga Mozart, Donna Anna, Donna Elvira e Zerlina nga opera “Don Giovanni” e Mozartit.Kam interpretuar rolin e Michaelas nga opera “Carmen” e Zhorzh Bizes, rolin Flauti Magjik (2)e Fiordiligit nga opera “Kozi Fan Tutte” e Mozartit etj. Pyetja juaj se cili ështe roli im i preferuar është e vështirë t’i përgjigjem, sepse të gjithë janë të dashur për mua, për të gjithë kam punuar shumë. Por siç bie në sy edhe nga rolet e interpretuara, Mozarti dhe Puçini, janë kompozitorët operistikë më të preferuar për mua pasi zëri im iu përshtatet më shumëroleve të muzikës së tyre. Është e njohur shprehja midis muzikantëve “Mozart është muzika vetë” Joan Dornemann, një nga traineret më të mira të këngetarëve lirikënë Metropolitan Opera, ku kam pasur rastin të punoj, është shprehur kështu: “Zëri yt Lindita, është i lindur për Mozart”. Për mua, muzika e tij është e pakrahasueshme dhe e këndoj me lirshmëri, muzikalitet e me emocion të jashtëzakonshëm. Kurse muzika e Puçinit ka një lirizëm të veçantë dhe një frazë shumë emocionale e shumë pasionante. Roli i Mimisë është një nga më të preferuarit për mua.

 Cilin koncert tuajin keni më për zemër dhe pse ?

Të gjitha koncertet kanë rëndësinë, bukurinë e veçantinë e tyre, por ndoshta mund të veçoja kur kam kënduar si soprano soliste , simfoninë e 9-të të Beethovenit në sallën e madhe të Carnegie Hall në Manhattan. Ishte një kënaqësi sepse së pari këndoja muzikën e Beethovenit që për mua është i pazëvendësueshëm per muzikën e tij të fuqishme simfonike. E dyta, një krenari se atë rol e këndojnë soprano të zgjedhura për shkak të partit shumë të vështirë muzikor. Përmendet midis muzikantëve fakti se kur Beethoveni bënte provat këtu për premierën e tij, sopranoja që e këndonte këtë pjesë kishte vështirësi dhe i ankohej atij për tesiturën shumë të lartë. Për mua ishte shumë kënaqësi që arrita të prezantoj këtë rol midis shumë sopranove të tjera që konkurruan. Arsyeja tjetër që e bën të veçantë këtë shfaqje ishte momenti kur unë lexova në programin e koncertit : “Lindita ka nderin të konsiderohet si artistja e parë shqiptare që interpreton në këtë sallë”. Kur e lexova këtë mesazh, ndjeva një emocion të veçantë si shqiptare në radhë të parë, por dhe si artiste. Ishte një vlerësim shumë i madh për mua dhe ndjeva krenari, që më emocionoi shumë në ato momente. Ishte nje sukses për mua, por edhe për vendin tim e shkollën muzikore shqiptare. Një këngëtare, nga një vend që shume njerëz s’e dinë ku bie ne glob kisha nderin të këndoj në mes te Manhattan (New York City) e të shkruhej në“New York Times”.

 A ju kanë rënë rasti të jeni në dilemë për të zgjedhur midis familjes apo karrierës?

 Kjo është pyetje pak e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse një grua arrin suksese në karrierrën e saj me më shumë përpjekje se një burrë. Për të bërë karrierë të sukseshme një grua,është diçka e bukur, të jep kënaqësi, por dhe të privon nga koha që të duhet t’i falësh familjes e aq më tepër në një vend të huaj. Mendoj se familja ka një rëndësi të veçantë në jetën e çdo njeriu dhe aq me teper për atëtë një artisti. Familja e plotëson shumë nje artist duke i shtuar më shumë bukurinë dhe vlerat njerezore e humane. Koncertet e ndryshme e qëndrimi larg familjes kuptohet krijonin vështirësi. Por për mua familja dhe kënga kanë qenë një. Iu jam përkushtuar me të njëjtën dashuri dhe ajo që më ka ndihmuar më shumëështë mirëkuptimi, inkurajimi që më ka bërë shoku im i shkollës dhe i jetës, muzikantit të mire dhe njeri shumë inteligjent Andre Lole. Pa ndihmën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme nuk mund t’i arrija sukseset e mia.

 A kanë prirje muzikore fëmijët tuaj?

 Unë kam vetëm një djalë që quhet Edi dhe nje mbesë shumë të bukur dhe me një vesh muzikor perfekt që e ka emrin Ava Marie Lole.Te rritesh në një familje muzikantësh është e pamundur te jesh indiferent ndaj muzikës e pa dyshim dhe Edi është i lidhur dhe ka studjuar piano për disa vite. Ka dëshirë dhe është idhënë pasmuzikës recording e njëkohësisht merret dhe me Realstate.

Si mësuese kantoje, cila ka qënë karriera juaj në Amerikë ?

 Pas shume vitesh, e plotësuar me një përvoje nje karriere të bukur në fushën e muzikës vokale, vjen nje moment i pashmangshëm qëzëri s’është me në fuqinë e dikurshme pavarësisht që zërat e vërtetë e ruajnë pa dyshim bukurinë edhe pse mosha ka kaluar. Në këtë moment të jetës,padiskutimkënaqësi e veçantë është përgatitja dhe dhënia e përvojës brezit të ri. Unë sapo e kam filluar mësimdhënien dhe shpresoj të jap kontributin,njohuritëe talentin tim në përgatitjen e artistëve dhe këngëtarëve të rinj.Kam pasur disa herë rastin të punoj bashkë me artistin pianist, Petrika Melo duke ndihmuar studentët e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, të drejtuar nga intelektualët shqiptarë, Kozeta dhe Qemal Zylo.

Cili është mendimi juaj për artistët lirikë sot?

 Sot artistët e rinj rriten me mundësi të pakrahasushme nga kushtet qe u rritëm ne.Kushtet e sotme, të ndihmuara edhe nga teknologjia dhe interneti janë një ndihmë e konsiderueshme për të ecur e për të bërënjë karriere të bukur. Kuptohet, konkurrenca ështe dhe më e madhe, por mendoj qe njerëzit me talent të veçantë, me vullnet e dëshirë kanë mundësi të ecin më shpejt e më lehtë se brezi ynë. Jam e dhënë emë pëlqen shumë zëri i sopranos Anna Netrebko dhe i mexosopranos, Elina Garancia. 

 Cila është ëndrra juaj në sirtar?

 Ëndrrat e njerëzve janë nga më të shumtat e uroj qëato të realizohen për tëgjithë. Për mua ëndërrka qenë dhe do të mbetet një nga pengjet e mia, por jo për fajin tim, që të më ishte krijuar mundësia të isha në kontakt me botën perëndimore në moshen e re. Të dhënat e talenti im muzikor nuk ishin aspak ndryshe nga ato të atyre që sot mund të quhen Yjet e Botës. Megjithatë, duke qenë se jeta më ka vënë gjithmonë përpara vështirësive dhe sfidave, e quaj veten me fat dhe me modesti do të thosha shumë e sukseshme për ato çfarë arrita.

Ju interpretoni bukur edhe muzikën popullore shqiptare, me një stil të veçantë, si do ta përcaktonit ju këtë lloj muzike?

”Muzika popullore shqiptare është e pasur dhe e larmishme. Unë kam kënduar një sërë romancash e këngësh popullore të përpunuara shqiptare. Jam duke përgatitur edhe një album me disa nga këngët e mia më të preferuara. Për mua është një muzikë shumë e bukur dhe e ndjerë. Ajo është e lidhur ngushtë me traditat dhe kulturën e vjetër shqiptare, e cila pasqyron botën e brendshme emocionale e kulturore të popullit tonë artdashës.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar