Lindita Nikolla-mësuesve:
Ndihuni të lirë të votoni si të doni

Lindita Nikolla-mësuesve:<br />Ndihuni të lirë të votoni si të doni
TIRANË-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka bërë thirrje mësuesve që të ndihen të lirë për të votuar për cilën forcë politike të kenë dëshirë.
 
Kjo deklaratë u bë gjatë aktivitetit me temë “Reforma në sistemin parauniversitar, sfida në të ardhmen”, që kjo ministri ka zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.
 
“Nuk do të guxoja t’i jepja grushtin dërmues diçkaje që ndërtuam bashkërisht për ta larguar politikën nga shkolla. Të dashur mësues ndjehuni të lirë të votoni si të doni. Nuk ka lidhje çfarë mendoni për punën e qeverisë në kuptimin politik të fjalës”,
tha Nikolla.
 
Ministrja ka falenderuar mësuesit për punën e tyre të palidhur pavarësisht sakrificave që ajo i detyron të bëjnë.
 
“Asgjë nuk do të ishte e mundur pa pasionin dhe punën që ju keni bërë në çdo shkollë të fshatit apo qytetit, me apo pa laboratore”, tha Nikolla.

Nikolla nënvizoi se vullneti për emërimet e mësuesve të pandikuara nga politika janë dëshmuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë.
 
Sipas ministres ky portal falë meritës ka punësuar 3500 mësues që nuk kanë pasur nevojë të tregojnë teserën.
 
“3500 mësues që u testuan dhe falë meritës janë sot pjesë e sistemit arsimor, pa treguar teserën vetëm përmes portalit “Mësues për Shqipërinë. E kam të vështirë të pranoj kur thonë që ky portal është bërë për të emëruar mësuesit e partisë së ministres”, shprehet ajo.

Nikolla thekson se pavarësisht akuzave sistemi i pranimeve në universitet ka rezultuar i suksesshëm dhe është në sinkron me ato që përdor Europa.
 
“Sistemi  jonë i pranimeve është ai që përdor bota dhe Europa. Më lejoni tu përgëzoj me atë që keni bërë për informimin e çdo maturanti. Me komunikimin që kam pasur me maturantët kam kuptuar që ju keni bërë një punë të lëvdueshme. Të jemi të gjitha bashkë të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve, ne duhet të jemi aty që të informojnë çdo maturant që të mos lejojmë të keqinformohen”, u shpreh Nikolla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar