Lindja natyrale,
fëmijët bëhen më të zgjua

Lindja natyrale,<br />fëmijët bëhen më të zgjua
Fëmijët që vijnë në jetë me lindje natyrale mund të kenë një koeficient inteligjence më të lartë se sa ata që vijnë në jetë me operacion. Të paktën kështu
referon një studim i universitetit të Yale, që është publikuar në "PloS One". Sipas shkencëtarëve, kur gratë lindin në mënyrë natyrale në trurin e fëmijëve ka nivele më të larta të një proteine speciale që ndihmon për të rritur nivelin e inteligjencës.

Sipas shkencëtarëve, prezenca e lartë e proteinës, UCP2, tek të sapolindurit mund t'i ndihmojë ata për të krijuar memorien afatgjatë dhe afatshkurtër, një element kyç në koeficientin e inteligjencës humane.

Shkencëtarët kanë dalë në këtë përfundim, pasi kanë studiuar trurin e minjve që lindën në mënyrë natyrale dhe ata me operacion.
Tek minjtë që kanë lindur me ndërhyrje cezariane, janë gjetur nivele më të ulëta të UCP2. Studimet e mëparshme kanë treguar që UCP2, rrit shanset edhe të ushqyerjes me gji të të sapolindurve.

Autorja e studimit Tamas Horvath ka thënë: "këto rezultate tregojnë një rol potencialisht të rëndësishëm të UCP2 në zhvillimin paraprak të trurit dhe sjelljet momentale. Rritja e ndërhyrjeve cezariane, si një trend dhe jo si një domosdoshmëri mjekësore, mund të ketë një efekt në terma afatgjatë, të paimagjinueshëm, mbi zhvillimin dhe funksionin e trurit te qeniet njerëzore"

shkrimi u publikua tek Shqiptarja.com date 8 nentor

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë