Lindsay Lohan foto me kuran në
dorë, konvertohet në muslimane?

Lindsay Lohan foto me kuran në<br />dorë, konvertohet në muslimane?
Ajo është komentuar dhe vënë gjithnjë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shumta që ka patur. Por këtë herë aktorja Lindsay Lohan ka tërhequr vëmendjen për shkak të përkushtimit të saj ndaj fesë islame.

Lohan është fotografuar në Neë York në ditën e saj të parë të përmbushjes së 125 orëve të shërbimit komunitar që ajo duhet  të kryejë si dënim për dhënie të makinës në gjendje të dehur dhe jo vetëm.

Mirëpo, përveç faktit që ajo u paraqit të strehën e fëmijëve dy orë me vonesë, çka tërhoqi vëmendjen e mediave është se Lohan mbante në duar një botim të librit të shenjtë të besimit islam, Kuranin.

Ndonëse e rritur si një katolike, 28-vjeçarja ka shfaqur interes edhe fetë e tjera si budizmi apo dhe meditimi.

Mbetet për tu parë nëse besimi Islam do e ndihmojë aktoren dhe këngëtaren të sistemojë disi jetën e saj kaotike.












Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin