Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë, Sonja Bujas Juraga ku në qendër të takimit ka qenë krijimi i një linje direkte trageti dhe ajrore mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Ministri Dervishaj dhe Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në transport.
Ambasadorja Juraga, tha se shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti, Durrës-Rijeka.
Ministri Dervishaj, deklaroi se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka potencial shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.
Ambasadorja Juraga tha se ka interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë.
Dervishaj tha se Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte trageti dhe ajrore mes dy vendeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com