TIRANË - Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar marrëveshjen me KFW për ripërtëritjen e huamarrjes për linjën e jugut të energjisë. Afatet e huamarrjes nga Banka gjermane KFW kishin skaduar që në vitin 2013. Në një intervistë për A1Report, deputeti i PS Eduard Shalsi ka konfirmuar se investimet në linjën e jugut do të sjellin siguri energjetike.
1-Sapo miratuat marrëveshjen e re për huamarrjen e ndërtimit të linjës së Jugut me bankën Gjermane KFW, ç’mund të themi më shumë për këtë marrëveshje? Marrëveshja është firmosur përpara, por për shkak të vonesave të paarsyetueshme në prokurime nga qeveria e kaluar në prokurime , procesi ishte shtyrë dhe tashmë me një marrëveshje me bankën Gjermane KFW, duhej ripërtërirë e gjithë struktura e huamarrjes. Ne shtymë afatet që kishin skaduar. Është një projekt shumë i rëndësishëm për Jugun dhe gjithë Shqipërisë. Bëhet fjalë për një unazë energjetike, që do të japë siguri energjetike për Jugun e vendit. Ajo që bën ky sistem zvogëlon humbjet në rrjetin e Jugut të Shqipërisë ofron siguri energjetike dhe furnizim efikas edhe për zonat turistike. Ajo që na ka shqetësuar ishin arsyet se pse është vonuar ky projekt. Projekt do të mbikëqyret me kujdes nga parlamenti në mënyrë që mos të përsëritet e kaluara, ku asnjë nuk mbante përgjegjësi.
2-Ç’mund të themi në lidhje me vonesat që kanë ndodhur në të kaluarën? Ka një kombinim arsyesh që plekset injoranca, paaftësia, inkompetenca dhe mefshtësia. Janë shumë elementë që na bëjnë të mendojmë se s'kuptohet ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra. Por s'kemi pasur një parlament efikas, që të kryente kontrollin e vet ndaj qeverisë. Ndërsa ne pavarësisht se ne jemi pjesë e mazhorancës do i kërkojmë llogari qeverisë dhe do e monitojmë, pasi ky është edhe objektivi i roli parlamentit. Vlera projektit shkon në 37 milion euro dhe presim të mbarojë brenda 2 viteve. Ne do të kontrollojmë të gjitha fazat e investimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15