Linja Vlorë - Brindizi pa traget
"Ministri Olldashi bllokon leje"

Linja Vlorë - Brindizi pa traget<br />
Sikurse ka ndodhur disa muaj më parë gjatë luftës së Libisë, një kompani greke ka tërhequr tragetin nga Shqipëria pa paralajmërim, ndërkohë që autoritetet nuk marrin masa për të mos e lënë pa shëerbim linjën Vlorë-Brindizi në kulmin e sezonit të lëvizjes verore të emigrantëve dhe turistëve.
TERHEQJA
Burime nga Vlora bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se prej më se dy muash trageti i linjës Brindizi-Vlorë "Ionian Spirit" i kompanisë greke "Agoudimos Line" ka braktisur operimin në linjë, duke lënë pa përgjigje mijëra udhëtarë shqiptarë, por sidomos dhjetëra kompani vlonjate të autotransportit, të cilëve u kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme pasi janë të detyruar të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Durrësit për në Itali.
Kompania më e njohur, jo vetëm në shtetin fqinjë, Itali, por edhe në Evropë, në transportin detar ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mjeteve "S.N.A.V.", me seli në Napoli, që prej datës 28 maj 2012, nëpërmjet një kërkese drejtuar Portit Detar-Vlorë dhe ministrisë së Transporteve, ka shprehur interesin për të operuar në linjën Brindizi-Vlorë me një traget me kapacitete shumë herë më të larta nga ato që kanë operuar vitet e fundit në këtë linjë.
Institucionet
Por, ndërkohë, S.N.A.V. ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të prononcohen lidhur me qendrimin e tyre për penalitetet ndaj kompanisë "Agoudimos Line", që parashikohen në kontratën e nënshkruar ndërmjet Agjensise Detare "Marina Line", e cila përfaqëson kompaninë dhe sh.a. Porti Detar-Vlorë. Deri më sot, asnjë nga institucionet nuk është përgjigjur me informacionin e kërkuar. Sipas specialistëve të transportit detar, gjatë sezonit të verës në linjën Brindizi-Vlorë zakonisht kanë kaluar 60% e numrit total vjetor të udhëtarëve dhe automjeteve.
Precedenti
Një vit më parë, të dy tragetet e kompanisë në fjalë, "Ionian Spirit" dhe "Red Star" u hoqën nga linja Shqipëri-Itali dhe u dërguan, pa paralajmërim dhe në shkelje kontraktore, në Libi, ku fitimet ishin të majme. Pas kësaj, Porti i Vlorës deklaroi publikisht se do te merreshin masa ekstreme karshi tyre. Por nuk u mor vesh se çfarë masash janë marrë.
Zgjidhja
Kompania S.N.A.V. në Shqipëri Alim Musaraj është shprehur se kompania italiane shpreson që të ndihmojë në zgjidhjen e situatës ndërhyrja personale e kryeministrit të vendit, duke konstatuar një mungesë të plotë vullneti nga ministria e Transporteve që të demostrojë minimalisht garanci për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit, ndërkohë që qendrimi aktual dizinkurajon investitorët dhe bizneset e huaja të investojnë në vendin tonë. Burime nga Vlora venë në dukje se aktualisht linja vijon të operohet vetëm me një traget, që e vështirëson së tepërmi lëvizjen e udhëtareve dhe mjeteve të biznesit, duke kërkuar kohë dhe shpenzime shtesë për ta përshkuar këtë rrugë nga Durrësi. Në këto kushte, kur ekziston edhe precedenti i Libisë, do të ishte krejtësisht normale që të miratohej kërkesa nga kompania e madhe italiane. Çdo vonesë në këtë drejtim do të ngjallë dyshime të natyrshme për interesa korruptive, siç, në fakt, ka ngjallur tashmë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë