Linjat urbane të Tiranës protestojnë
Çmimi i biletës të bëhet 70 lekë

Linjat urbane të Tiranës protestojnë<br />Çmimi i biletës të bëhet 70 lekë
TIRANE - Shoqata Kombëtare e Transportit Urban të Tiranës kërcënon të ndërpresë plotësisht shërbimin në kryeqytet nëse nuk plotësohen kërkesat e saj ekonomike, duke filluar nga rritja e çmimit të biletës në 70 lekë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, shoqata e argumentuar kërkesën e saj për rritjen e çmimit të biletave deri në 70 lekë me "rritjen e çmimit të karburantit. Aktualisht çmimi i karburantit në krahasim me çmimin mesatar të realizuar në vitin 2008, kur është caktuar tarifa aktuale e udhëtimit, është rritur 150 %. Pra, gjatë kësaj periudhe e më pas, rritja e indeksit të çmimit të karburantit, nuk është shoqëruar me indeksimin e rritjes së çmimit të biletës së udhëtimit qytetas. Në kontratat me Bashkinë e Tiranës, operatorët privatë pranuan rritjen drastike të investimeve, që nuk justifikohen me të ardhurat që realizohen nga vjelja e tarifave aktuale të shërbimit".

"Si rezultat i kësaj gjendjeje kaq të vështirë finaciare,  nuk jemi në gjendje të përballojmë shpenzimet, në veçanti pagat e punonjësve, të cilët kërkojnë të dalin në demonstrim", thuhet më tej. "Sa me siper, te ndodhur para ketyre fakteve, si shoqate, kërkojmë indeksim i tarifës së biletës, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në 70 lekë; heqjen e akcizës së naftës dhe heqjen e TVSH-së për këtë shërbim".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat

Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat