Linjë ajrore 'low-cost' Tiranë-Riad

Linjë ajrore 'low-cost' Tiranë-Riad

Kompania ajrore low-cost FLYNAS do të nis operimin në Shqipëri duke ofruar fluturime Tiranë-Riad. FLYNAS është kompania e dytë më e madhe në Arabinë Saudite dhe që është vlerësuar për dy vite radhazi si kompania që ofron çmimin më kompetitiv në fushën e loë cost. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Presidenti i kompanisë ajror FLYNAS, Bander Al-Mohanna firmosën sot memorandumin e bashkëpunimit.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja Belinda Balluku theksoi se qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Riad me opsionin për t’u shtrirë dhe në destinacione të tjera. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se bashkëpunimi me kompaninë ajrore FLYNAS është pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për të afruar sa më shumë operatorë të fushës çka do të ndikonte në përmirësimin e shërbimit si dhe në uljen e kostove të biletave për udhëtarët.

“Konkretisht synohet vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Riad, por dhe jo vetëm, ne mendojmë që ky bashkëpunim mund të shtrihet edhe në destinacione të tjera. Qëllimi i këtij memorandumi është identifikimi i fushave dhe koncepteve të gjera në lidhje me të cilat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe FLYNAS mund të krijojnë një marrëdhënie ndërmjet tyre”, nënvizoi Balluku. 

Ministrja solli në vëmendje investimet e bëra sa i takon Aviacionit Civil, duke përmendur nisjen e punimeve për aeroportin e Kukësit por edhe aeroportin e Vlorës, për të cilin tha se së shpejti do të hapet një konkurs ndërkombëtar. Balluku nënvizoi se në saj të këtyre investimeve, në të ardhmen kompani të tjera serioze do të vendosin linjat e tyre në Shqipëri.

 “Realizmi i këtyre projekteve do të krijojnë hapësirat e duhura që edhe shumë kompani serioze në të ardhmen të jenë të interesuara për të vendosur linjat e tyre në Shqipëri, ashtu siç FLYNAS po bën sot, duke krijuar kështu edhe konkurrencën e nevojshme për të pasur shërbim sa më cilësor dhe çmime sa më kompetitive”, deklaroi Balluku.

Nga ana e tij, presidenti i kompanisë FLYNAS, Bander Al-Mohanna, e cilësoi marrëveshjen me MIE-në si strategjike veçanërisht sa i takon mbështetjes dhe fuqizimit të turizmit. “Jemi këtu me bindjen e plotë që Shqipëria i ka të gjithë përbërësit e duhur që të bëhet një vend atraktiv turizmi për Arabinë Saudite, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Në muajt vijues do të punojmë ngushtësisht me ministrinë përkatëse por edhe ato të linjës, si edhe me ambasadën shqiptare ne Riad për të nisur një fushatë promovimi për Shqipërinë që të bëhet një destinacion turizmi jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e Gjirit Persik”, u shpreh Presidenti Al-Mohanna.

Flynas është një kompani low-cost me qendër në Arabinë Saudite, e themeluar në vitin 2007. Aktualisht kjo kompani ka në flotën e saj 31 avionë dhe së shpejti do të nënshkruajë marrëveshjen e dytë më të madhe në rajon me Airbus për të marrë edhe 120 avionë të tjerë. 

Në vitin 2018 rreth 6.6 milionë pasagjerë kanë fluturuar nëpërmjet 60 mijë fluturimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Flynas. Destinacionet e fluturimeve të kësaj kompanie ajrore përfshijnë Austrinë, Turqinë dhe Greqinë në Europë si dhe gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe një sërë vendesh të Lindjes së Largët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/04/2019 21:07

    Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Kosove-Maqedoni: 19/04/2019 20:50

    Aeroporti Rinasit ma i shtrenjti ne bote per popullin shqiptar,cmimi i karburantit ma i shtrenjti ne bote vetem per popullin shqiptar si nga PD si nga PS dhe si nga LSI.Si nuk ju vjen turp shume udhetare drejtohen aeroporteve ne Kosove dhe ne Maqedoni.Linjat me Arabine Saudite nuk na interesojne fare.Aeroporti Kukesit dhe i Vlores mashtrime elektorale ose nuk do vihen ne pune asnjehere ose do ju sherbejne qeverive shqipare qe jane dhe qe do vijne per avionat sportive per transport droge.Mallkuar ky vend qe na ra per pjese per te jetuar.

    Përgjigju
  • Edi: 19/04/2019 08:30

    Shyshyr si do hapet kjo linje dhe shpetuam. Do orientohemi nga beduinet e Saharase. Jemi i vetmi vend qe nuk kemi fluturime Ryanair por do lidhemi me keto te Aravise edhe hopa plasi zhvillimi madh do na mesojne si te mbulojme grate si ti kontrollojme a jane te virgjera edhe si te lutemi nga 5 here ne dite. O ministri e lodhur orientohuni nga perendimi se ketyre nuk ju ka pare njeri hajrin

    Përgjigju
  • Arabi: 19/04/2019 06:32

    Kjo ministre deri tani ka pezulluar akoma s ka punuar, te shofim. Nje te mire e ka bo hoqi disa drejtor hajdut por i coi perseri te vjedhin ne vende te tjera. Sa i perket punes po beri gjysmen e Gjiknurit, eshte ne regull. Marvrshje per Lowkost te bej per europen jo arabin.

    Përgjigju
  • florid: 19/04/2019 00:56

    kush dreqin fluturo kaq shum pe ne arabi saudite sa u dashka ministrja te firmose per low cost? :P

    Përgjigju
  • Andeti: 18/04/2019 23:03

    Me hapjen sa me shpejti te Aeroportit te Vlores fiton gjith jugu Shqiperis me cmimet e ulta.Ministrja qe ka ber me shume gjera konkrete

    Përgjigju
    • Petriti: 19/04/2019 08:11

      Duhet me shume pune dhe me pak reklame.Rasti i Air Albania eshte shume domethenes,ne TV thoshte qe ajo fluturon ne Turqi dhe ka planifikuar fluturimet ne disa aeroporte ne Itali,kur kjo kompani mund te figuroje vetem me letra,sepse nuk ka fluturuar asnje dite dhe ne asnje destinacion,sepse nuk disponon fare mundesine e rezervimit te biletave te kesaj kompanie,eshte teper e pa afte, dhe per me teper na konsideron si bageti pa tru,

  • Toni: 18/04/2019 21:37

    Po a ka mundesi qe nje kompani low cost te beje marreveshje me nje Ministri? Edhe ne kohen e BRSS nuk kishte marreveshje midis ndonje kompanie private me Ministri!!!!!????... A mundet sot Ministria italiane te lidhe marreveshje me nje kompani private per vendosjen e lidhjeve ajrore??? Lidhjet ajrore vendisen midis 2 qeverive respektive dhe ekzekutohen nga operatoret ajrore te sejcilit vend. Me ke talleni pash nerin???.. Po ca lidhje kane tarifat ne Riad???? Vazhdoni se ne rregull jeni vazhdoni dhe boni hajgare me kte popull qe ju voton

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/04/2019 07:43

      Mundet,ne itali ne nos gaboj, ne nivel lokal,psh,bergamo paguan nga taksatkomunale perryanair,dhe pluset jane me shume se minuset per nje qytet e rrethina te bergamos.Tek ne nuk kemi kufizime nga KE per problemin e konkurrences,sepse nuk jemi pjese e BE-se,keshtu qe nga niveli shteteror dhe nga ai lokal ne mundemi te bejme marrveshje te tilla.

  • Goni: 18/04/2019 21:17

    Sa qesharak beheni kujt I hyn ne pune ??? Ap thjesht duhet te firmosim dicka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia