Lionel Mesi ka folur me superlativa për Neymar pas transferimit të Barcelona. “Kam fatin të luaj me lojtarë të mëdhenj dhe Neymar është i tillë.

Besoj se Barcelona është zgjedhja ideale për një lojtar me karakteristikat e tij. Unë dhe shokët e skuadrës duam të fitojmë sa më shumë tituj që të jetë e mundur.

Gjithashtu do të kërkoj të paraqitem mirë gjatë gjithë sezonit për të qenë i gatshëm në Kupën e Botës. Do të jap maksimumin në çdo front, por padyshim që botërori është një ëndërr” deklaron Mesi.

Këtë edicion mbetet për tu parë edhe përshtatja e Neymar me Barcelonën dhe stilin e saj të lojës.



d.b/shqiptarja.com