Pep Guardiola ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për një kohë, kurse pasardhës i tij te Barcelona është emëruar ndihmësi i tij i deritanishëm, Tito Vilanova. Vendimi i Guardiolës për t’u tërhequr e ka befasuar sulmuesin argjentinas, Lionel Mesi.
“Largimi i Guardiolës më ka befasuar. Gjithçka që kemi fituar në këto vite kanë merita Pep dhe Tito”, ka thënë Mesi. Ylli argjentinas shpreson se Vilanova do ta vazhdojë rrugën e suksesit, aty ku e la Guardiola. “Shpresoj t’i ecë mirë Titos. Mirëpo, sigurisht që nuk do të jetë lehtë për ta vazhduar atë rrugë, pas të gjitha atyre trofeve që kemi fituar”, ka shtuar Mesi.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com