Lionel Mesi është fituesi i "Këpucës së Artë" pas 50 golave të shënuar edicionin e kaluar në kampionatin spanjoll të futbollit.

Çmimi i është dorëzuar argjentinasit në praninë e presidentit Rosell dhe futbollistëve Pyjol dhe Xavi.

Çmimi prestigjoz jepet nga e përditshmja spanjolle sportive "Marca".

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës edicionin e kaluar realizoi një edicion fantastik, pavarësisht se e mbylli pa asnjë trofe ekipor të fituar.

Pas dorëzimit të çmimit Mesi u shpreh i lumtur duke falenderuar familjen dhe shokët e ekipit për trofeun e fituar.

Kjo është hera e dytë në karrierë që Mesi fiton këtë çmim.

(d.b/shqiptarja.com)