Që nga dueli për Superkupën e Spanjës, ku Barcelona fitoi 3:2, Mesi nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit kundër Realit. Pas asaj ndeshje katalonasit kanë shënuar madje shtatë gola në përballje me madrilenët, por Mesi nuk realizoi asnjërin prej tyre.
Në ndeshjen e fundit në kampionat që u zhvilluar në “Santiago Bernabeu” (1:3), golat për Barcelonën i shënuan Aleksis, Çavi dhe Fabregas, në ndeshjen e parë çerekfinale për Kupën e Spanjës në “Bernabeu” golat për katalonasit i shënuan Abidal dhe Pujol, derisa në ndeshjen e kthimit rrugën e golit e gjetën Pedro dhe Dani Alvesh.
Në të gjitha këto ndeshje Mesi ishte shumë aktiv dhe u angazhua maksimalisht, por nuk pati sukses për të dërguar topin në rrjetë. Mbetet të shihet nëse ylli argjentinas do t’i japë fund këtij ‘agjërimi’, sot në mbrëmje në “El Clasico”-n e radhës.(rb/shqiptarja.com)