Lionel Messi darkon me familjen, mijëra tifozë e presin në dalje dhe krijojnë kaos! Ndërhyn policia (VIDEO)

Lionel Messi darkon me familjen, mijëra tifozë e presin në dalje dhe krijojnë kaos! Ndërhyn policia (VIDEO)

Lionel Messi duke dalë nga restoranti

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi trazoi rrugët e Buenos Aires dhe u detyrua të largohej me eskortë policie. Dje në mbrëmje, "Pleshti" darkoi me familjen në një restorant të njohur në lagjen Palermo të Buenos Aires dhe zona përreth u mbush me tifozë që u mblodhën për të parë nga pranë yllin e futbolli.

Messi gjendet në Buenos Aires për ndeshjen miqësore të Albicelesteve me Panamanë, duke gjetur një moment për të qenë pranë familjes. Tifozët duket se e pikasën Messin dhe fjala u përhap shpejt, me tifozët që mbushën rrugët pranë duke dashur të takojnë kampionin e botës.

Gjithçka filloi kur një klient regjistroi Messin duke mbërritur në restorant dhe e ngarkoi videon në internet. Fjala se Messi ishte aty u përhap dhe rruga filloi të mbushej brenda pak minutash. Messi duhet të largohej i shoqëruar nga disa punonjës policie. Megjithatë, disa nga tifozët më fatlumë ia dolën të bënin një foto me Messin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë