Kurorat e vendosura nga bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve u hoqën me dhunë nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm në ditën e sakrificës së Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
I revoltuar, demokrati Selami Hoxha i përdhosi kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje, duke kundërshtuar vendosjen e tyre nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Sipas tij, socialistët nuk duhet të vendosin kurora në këtë memorial, pasi i konsideron si pasardhës të regjimit komunist që vrau katër dëshmorët e demokracisë
Pas incidentit, në vend ndërhynë punonjësit e shërbimeve të bashkisë, të cilët morën kurorat dhe i sistemuan në një tjetër hapësirë.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Edhe në vitet e shkuara, përkujtimet e 2 Prillit në Shkodër janë shoqëruar me përplasje të ngjashme të iniciuara nga militantë të PD-së.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci reagoi me një mesazh publik.
“Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë”
Edhe këtë herë, PD e ktheu 2 Prillin në Shkodër nga një ceremoni përkujtimore në një momenti të shëmtuar tensioni politik.
Lajmi kryesor:
Shkodra përkujton 2 prillin, militantët e PD-së përdhosin kurorat e Bashkisë, Berisha bën thirrje për kryengritje: Rama po bllokon integrimin në BE, na tregon derën e Beogradit!











