SPANJË - Lionel Messi ka bërë një gjest humanitar duke dhuruar 80.000 euro për rindërtimin e zonave të prekura nga zjarret që kanë goditur Madridin gjatë javëve të fundit.

Lajmin e ka bërë publik Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falenderuar yllin argjentinas për kontributin e tij.

“Leo Messi ka dhuruar 80.000 euro për rindërtimin e Sierra Oeste de Madrid. Dua ta falenderoj dhe t’i them se madrilenët shpresojnë ta presin së shpejti për t’i dhënë duartrokitjet që meriton”, shkroi Ayuso.

Ky veprim i Messit është vlerësuar si një gjest solidariteti në ndihmë të komuniteteve të prekura nga fatkeqësia natyrore. Paçka se ka luajtur me Barcelonën dhe në Madrid shihet si një rival, kjo situatë ka nxjerrë në pah humanizmin e një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.