Drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, ka bërë tifozët e klubit të ëndërrojnë për Lionel Messi-n. ‘Pleshti magjik’ është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonës dhe shumë klube po monitorojnë me kujdes situatën. I pyetur nga ‘France Football’ rreth kësaj çështje Leonardo është shprehur:
“Lojtarë të mëndhenj si Lionel Messi do të jenë gjithmonë në listën e dëshirave të Paris SG. Por padyshim që nuk është koha për të folur për këtë, ose për të ëndërruar për atë. Ne jemi ulur në tryezën e madhe të atyre që ndjekin nga afër zhvillimet e historisë. Në fakt, ende nuk jemi ulur, por karrigia e jonë është e rezervuar.”
Leonardo foli edhe për dy yjet e skuadrës Neymar dhe Mbappe, të cilët janë në kontratë deri në qershor të 2022 dhe po synohet rinovimi. Braziliani u shpreh se nuk do t’u lutet lojtarëve për të qëndruar, por tha se është optimist për të dy rastet.